Blushi: Gënjyem. Ne nuk kemi pasur program

Ben Blushi ka deklaruar në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste se kjo forcë politike nuk ka pasur kurrë një program politik 1000 faqesh. “Ne nuk kemi pasur program zotërinj, pavarësisht se e kundërta e kësaj është thënë me qindra herë. Unë nga këto 1000 faqe nuk kam lexuar dhe nuk kam parë askund as edhe një rrjesht të vetëm. Ne për këtë kemi humbur” është shprehur ndër të tjera Blushi. Kështu ai ka zbuluar për herë të parë të vërtetën se Partia Socialiste është munduar të vijë në pushtet me një gënjeshtër të madhe 1000 faqeshe. Është mëse e qartë se në çfarë stadi ka rënë kjo forcë politike, në atë stad sa nuk është në gjendje të bëjë një program të paktën edhe sa për një fletëpalosje. Edi Rama dhe mbështetësit gënjyan për muaj të tërë se kishte një program për zhvillimin e vendit. Gënjyen çdo shqiptar, për çdo ditë dhe në çdo takim. Edi Rama u mundua të vinte në pushtet duke thënë një gënjeshtër të madhe. Edi Rama nuk ka lënë emision televiziv pa shkuar vetë dhe pa dërguar mbështetësit e tij për të folur në lidhje me programin e tij qeverisës, program i cili nuk paska ekzituar as edhe një herë të vetme, në as edhe një fletë, madje Rama as në mendje nuk e ka pasur një gjë të tillë. Rama kishte në mendje vetëm vjedhjen e qytetarëve, marrjen e pushtetit dhe shfrytëzimit të tij për të ushqyer klanet e tij mafioze. Por qytetarët e kuptuan më së miri se ai po gënjente dhe i dhanë dënimin e merituar. Duke e bërë sot të jetë njeriu më i turpëruar dhe me më pak pushtet në shkallë vendi. Ben Blushi në fjalën e tij nuk e ka përjashtuar veten nga përgjegjësia për humbjen, por ai ka theksuar më tej se me një lidër si Edi Rama askush nuk mund të jetë përgjegjësi tjetër veçse atë të pendesës në lidhje me votën e dhënë për ti besuar postin e kreut të partisë më të madhe opozitare në vend.
...