E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shënon rekordin e keqsjelljes së një politikani, i mbyll gojën medias

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e së martës, pa praninë e mediave, Asamblenë e saj Kombëtare, ku pritet të dalë me një qëndrim zyrtar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si dhe të vendosë datën e thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë, forumi më i lartë vendimarrës mes dy Kongreseve, PS-ja pritet të marrë në analizë procesin e fundit zgjedhor, ku sipas rezultateve të KQZ-së partia më e madhe e së majtës do të vijojë të qëndrojë në opozitë edhe për katër vitet e ardhshme. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë pritet që kryetari socialist Edi Rama të shprehet për postin e tij në krye të kësaj partie, pasi statuti i saj parashikon ndërprerjen e mandatit të kryetarit në rast të humbjes në zgjedhjet e përgjithshme. Debatet në mes socialistëve kanë filluar akoma pa nisur media. Bëhet fjalë për një zënkë të ashpër mes Edi Ramës dhe kundërshtarit të tij, Ben Blushit. Edvini kishte vendosur që media të mos merrte pjesë në këtë Asamble, ndërsa Blushi ka kërkuar të fundit. Polemika ka degjeneruar më pas edhe me një grindje në oborrin e lokal “XIBRAKU”. Pas krijimit të kësaj situate. Ben Blushi pretendimin e vet e ka hedhur në votim, por kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, ka parashpallur rreshtimin e vet final në krah të Edvinit, duke u bërë thirrje anëtarëve që të votojnë kundër këtij propozimi.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›