E Diel, 1 Nëntor 2026

E majta europiane Metës: Respektojmë vendimin për bashkëqeverisje me PD

Kreu i LSI-se Ilir Meta u takua ne Alsdorf te Gjermanise me zotin Martin Schultz, President i Grupit Socialist ne Parlamentin Evropian. Zgjedhjet e 28 Qershorit dhe vendimi i LSI per te bashkeqeverisur me Partine Demokratike, ishin ne qender te bisedes midis tyre. Meta e njohu drejtuesin e larte te socialiseve evropiane me zhvillimet politike ne Shqiperidhe veçanerisht per shkaqet qe çuan ne rezultatin zgjedhor. Ai gjithashtu parashtroi arsyet ne themel te vendimit per koalicionin e ri qeverises midis LSI dhe PD.  “Ne respektojme plotesisht vendimin e LSI per koalicionin” – u shpreh Schultz ne takimin me kryetarin e LSI, Meta. “Do te bashkepunojme me Qeverine e re ku, jemi te bindur se LSI do te jape nje kontribut te vecante ne realizimin e reformave dhe ne integrimin evropian te Shqiperise” - vijoi ai. Ne kete funksion ne do te forcojme bashkepunimin me LSI dhe do ta mbeshtesim ne realizimin e objektivave te saj politike. Schultz e ftoi kryetarin e LSI Meta per nje vizite ne Bruksel ne muajin shtator per t’u takuar me autoritetet e larta te BE dhe me perfaqesuesit me te larte te se majtes evropiane

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›