Blushi: Harta e re territoriale është kriminale, anti-kombëtare dhe shpopulluese!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushui, në fjalën e tij në Komisionin për “Ligjet”, është shprehur se Reforma e re Territoriale dhe harta që del prej saj, nuk është thjehstë për qëllime elektorale.
Sipas tij reforma ka një qëllim më të gjerë, shpopullimin e vendit.
“Me mungesën e durimit për të dëgjuar deputetët na jepni të drejtë që nuk keni pasur durim të dëgjoni qytetarët që po protestojnë sot.
Harta është kriminale, anti-kombëtare, shpopulluese. Nuk ka lidhje me zgjedhjet por ka lidhje me një projekt për shpopullimin dhe shkombëtarizimit.
Ndërpriteni mbledhjen, nuk do t’ju mbrojnë gjithë jetën Garda dhe makinat me xhamat e zinj. Dëgjoni protestuesit”, tha ai.