Blushi: Ne PS, kufizim lirish
Blushi paralajmeron se ne Partine Socialiste ka kufizim lirish, si ne qender ashtu dhe ne baze. Ne emisionin "Opinion Plus", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, ish-kryetari i Grupit parlamentar socialist eshte shprehur qarte se ne nje menyre apo ne nje tjeter kjo liri kufizohet dhe se gjithcka personalizohet ne duart e kryetarit, pavaresisht se kjo ne doza te lehta. "Kur them mungese lirie, e them ne kuptimin e dhenies me shume lirive politike brenda partise", eshte shprehur Blushi. Duke iu referuar metafores se perdorur ne nje interviste te disa diteve me pare, se PS eshte nje autobus i viteve '80, ku shkruhet "mos i flisni shoferit", ai ka nenvizuar faktin se, nepermjet kesaj metafore ne menyre miqesore ka perkufizuar gjithcka qe ndodh brenda PS. "Ne pergjithesi, mendoj qe ka kufizim lirish brenda PS, gje qe nuk i sherben shume opozites. Ka nje kufizim qe nga menyra se si zgjidhen njerezit dhe deri te hapesira qe u lihet njerezve per te folur. Ky kufizim eshte i ndjeshem jo vetem ne Tirane, por edhe ne rrethe", ka qene deklarata e Blushit, per te cilin ky lloj diktati, pavaresisht se ne permasa shume te vogla eshte i panevojshem dhe humbet ate qe quhet cilesia ne PS. Per te, liria eshte me shume e domosdoshme se gjithcka tjeter. Ai ka nenvizuar faktin se para dhe pas tij ka pasur dhe do te kete njerez, te cilet do te ankohen per kete gje, duke nenvizuar se nuk kane munguar rastet kur nje mendim ndryshe eshte shoqeruar me anashkalim.
Jashte fokusit te debatit dhe te vezhgimit te ish-kryetarit te Grupit socialist, Blushi, nuk ka mbetur as thithja e te rinjve ne Partine Socialiste. Duke e vleresuar kete si nje eveniment shume pozitiv, ai te rene e sheh jo tek ana teknike e gjerave, pra futjes se njerezve te rinj, por te cilesia e re e te berit te gjerave dhe te politikes brenda PS. Per te, mbeshtetje kryesore, do s'do dikush, deri ne 2009 eshte Grupi parlamentar, pasi atehere behet dhe votimi dhe keta te rinj mund te kontribuojne ne politike dhe brenda parlamentit. "S'eshte puna se ka ngjyra te panjohura, secili ka bilancin e vet jetesor, politik, performancen qe ka ne vite, kete kemi mundesi ta ndryshojme deri ne vitin 2009. Kane mundesi, ka akoma", tha Blushi. Ne te njejten kohe ish-kryetari i Grupit socialist eshte shprehur se personalizimi here-here i gjithe situates politike, pavaresisht se eshte normale, nga ana e kryetarit Rama ndikon ne cilesine e te berit opozite dhe me tej politike. Pasi per politika eshte nje loje qe luhet me shume partnere dhe nuk eshte tenis. Duke u pergjigjur per ate qe quhet politike e re qe promovon Rama, Blushi nuk ka munguar te shprehet se ai duhet ta sqaroje me tej, pasi shume njerez e konceptojne politiken e re si ndarje njerezish. "Ben shume mire qe fut nje grup te rinj, kjo eshte nje pike qe duhet inkurajuar, por ceshtja eshte qe duhen provuar. Nga viti 1991 deri ne 2005 cikli jone evolutiv ka qene shume i ngadalte, na kapi me ministra qe ishin ne '91 ne pushtet. Ekuilibri garanton me shume interesa dhe mbledh me shume mbeshtetja", shprehet Blushi.
Blushi ka kritikuar menyren e te berit politike nga ana e socialisteve, sidomos ne Kuvend, ndoshta te kondicionuar dhe nga situata politike, sic ka qene ftesa per ne NATO dhe pavaresia e Kosoves. Por, per te, cilesia e opozites ka rene. Muajt e fundit ka ndryshuar pak konteksti i politikes ne Shqiperi. Ne kete nivel, konteksti i te berit opozite ka ndryshuar. "Fjala agresive eshte e kuptueshme, nuk ka kuptim politika pa agresivitet. Por per shkak rrethanave, kryesisht NATO-s, ka nje opozite ndryshe, e ka detyruar opoziten te bej nje pakt per keto reforma", ka deklaruar Blushi. Per te, vjen nje moment qe cilesia humb dhe ngel vetem volumi. Ka rene nje pergjegjesi se si i adresohen publikut. "Me shume i kushtohet sasise sesa cilesi. Cilesia ne politike dhe gjithkund tjeter, cilesia mund ta beje ndryshe nga te tjera", nenvizoi Blushi. Nderkohe ai i ka cilesuar marredheniet me Ramen shuke korrekte dhe miqesore. "Marredheniet jane akoma korrekte, pergjithesisht me Ramen e konstatojme se bashku, qe Shqiperia ka nevoje per nje elite politike solide, e cila funksionon me rregulla. Besoj qe kete fotografi e kemi njesoj", tha Blushi. Por, duke evidentuar rastin e largimit te disa deputeteve, qe solli dhe largimin e tij nga kreu i Grupit, Blushi ka nenvizuar faktin se ne PS ka krize besimi dhe ky duhet te rikthehet urgjent, ne rast se duhet fitorja ne 2009.
Denis Dedej
Ndryshimi i Berishes
Deputeti Socialist, Ben Blushi, duke folur per punen e Kryeministrit qe e cileson si shume te dobet, eshte shprehur edhe per nje profil te ndryshem nga ai qe Berisha ka pasur para 997. "Ka nje profil te ndryshem, sepse zoti Berisha vetem dy vitet e fundit eshte me pak agresiv sec ishte deri ne vitin 1997, ka arritur te kete nje koalicion te shemtuar qe e mban ne kembe kete koalicion", evidenton Blushi. Sipas tij, Kryeministri shqiptar ka nje benifit, qe eshte zbutja e marredhenieve me opoziten.