Muca jep doreheqjen nga Tirana
Vetesakrifikohet sekretari i klubit bardheblu, Shkelqim Muca. Ish-trajneri, qe e shpalli per here te fundit Tiranen kampione, e ka dhene njoftimin ne nje konference per shtyp pasditen e djeshme. Arsyeja e largimit, sipas tij, eshte gjendja e skuadres ne kete sezon futbollistik. Nderkohe, burime prane klubit kampion, bejne te ditur se shefi Muca eshte dorehequr per te shmangur pushimin nga puna, te cilin donatoret e kishin bere gati, pasi ne skuader situata ka precipituar deri ne ate pike sa yjet e skuadres kane konflikt me trajnerin Mema.
"Une kam pergjegjesite e mia si cdo drejtues per kete gjendje jo te zakonshme, e nis deklaraten e tij Shkelqim Muca . Eshte nje vendim ne nje situate jo te zakonshme per klubin. E them me bindje se nuk eshte nje vendim i nxitur nga kjo situate. Arsyeja kryesore s'ka te beje me rezultatet. Te Tirana ka filluar nje proces transformimi i klubit, qe ka te beje me shnderrimin ne nje shoqeri aksionare per ta cuar me pas drejt privatizimit. Une jam pjese e ketij procesi, duke qene drejtues. Sic e dini, une brenda ketyre njerezve qe po merren me kete zhvillim, kam njerez te familjes sime", deklaron Muca, qe duke iu referuar donatorit Agron Papuli, baxhanaku i ish-shefit. Sipas Muces, doreheqja vjen vetem si pasoje deshires se tij per te shmangur te gjitha hamendesimet qe mund te behen ne kete mes per konflikt interesash. "Per te shmangur te gjitha aludimet dhe per ta bere procesin sa me transparent, per te mos aluduar edhe njerezit per njeanshmeri, qe te mos ekzistoje edhe konflikti i interesave, mendova si zgjidhjen me te mire doreheqjen. Ka pasur aludime kohet e fundit, te cilat i kam degjuar shpesh neper media, edhe pse ato ne te vertete nuk jane zyrtare dhe nuk vinin nga brenda klubit. Aludimet pohonin sikur une jam per njeanshmeri dhe per te favorizuar njerezit e familjes sime. Ne kete periudhe kerkoj te jem sa me i qete", komenton Shkelqim Muca doreheqjen e tij.
Cimi mban nje dere te hapur
"Nese nje dite do te me therrasin, do te vishja tutat, sepse, ne fund te fundit, jam ende i ri dhe e bej trajnerin me deshire".
Falenderimet e rastit per klubin
"Dua te falenderoj donatoret, stafin dhe te gjithe futbollistet, me te cilet kam punuar gjate ketyre viteve te mrekullueshme".
Endrra, donatoret te behen pronare
"Deshiroj qe donatoret, te cilet investojne prej vitesh shuma te majme, te behen pronare te ardhshem te klubit".
Pengu i mbetur, stadiumi modern
"Jam munduar te bej shume per klubin, te kishim nje infrastrukture sa me te mire. Do te doja te benim edhe nje stadium modern".
Mema: Kjo situate, e paprecedent
Miq-armiq te bardheblute. Miq sepse kane qene lidere te nje ekipi te madh, armiq se ne mes kane shume ferkime, duke nisur qe nga politika e deri te postet qe i kane trasheguar njeri-tjetrit. Por, per trajnerin e bardhebluve, Sulejman Mema, ky rast eshte i paprecedent. "Nuk mbaj mend nje situate te tille te Tirana. Sa kam ardhur une po ndodhin vetem cudira", komenton trajneri Mema. Me pas, njeshi i stolit bardheblu i rikthehet deklarates se tij te pas ndeshjes me Partizanin, ku akuzoi disa lojtare per mungese impenjimi dhe respekti ndaj fanelles bardheblu dhe i kercenoi me largim nga ekipi: "Cilet jane lojtaret qe nuk jane impenjuar. Do ta vereni mungesen e tyre ne fushen e lojes, por largimet do te behen vetem pas perfundimit te sezonit se lojtaret he per he na duhen".