E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: PS ka hyrë në një qorrsokak

“Shumicë nuk bëhesh me protesta por me zgjedhje. Ne po i falim qeverisë pesë njësi vendore. Jam me çdo grup që i siguron vota Partisë Socialiste”, theksoi Blushi në një reagim për mediat.

Për sa i përket vazhdimit të bojkotimit të Kuvendit nga ana e deputetëve socialist, Blushi tha se një ditë kësaj partie do t’i soset durimi i bojkotit. Ai shtoi se tashmë Partia Socialiste ka hyrë në një qorrsokak.

"PS po tërhiqet nga të gjithë pozicionet e saj dhe rrezikon që të bojkotojë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi më shumë gjasa kutitë nuk do të hapen. Unë i mbetem detyrimit që një parti duhet të hyjë në zgjedhje. Partia Socialiste do ta humbë durimin duke qëndruar jashtë parlamentit dhe arsyet për të qenë të pranishëm në kuvend do të jenë shumë më të mëdha", tha Blushi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›