E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: PS ktheu majtas. Shoferi futi autobusin në rrugë të drejtë

TIRANË-Deputeti socialist Ben Blushi u shpreh i kënaqur nga punimet e sotme të Kongresit të PS. Sipas Blushit, PS sot është kthyer totalisht majtas dhe tek idetë.
“Jam i kënaqur nga ky kongres. Kam arsye të jem i kënaqur se pas 2 vjetësh konfliktualë, theksoj 2 vitet e fundit kanë qënë kaotike, kishte pak mendim. PS sot është më e majtë se kurrë, nuk është përtej të majtës e së djathtës”.
Blushi theksoi se vlerëson pozitivisht punimet e Kongresit të sotëm ku sipas tij u shkëmbyen qartë ide.

“PS po kthehet tek idetë, po kthehet majtas, gjëra për të cilat ne kemi luftuar. Unë kam qejf të shkëmbej ide dhe kur ato shkëmbehen dhe pranohen me vjen mirë”.

Lidhur me batutën e tij të vjetër se shoferit të autobusit nuk i flitet, i pyetur nëse i flitet apo jo sot shoferit, Blushi tha: “Shoferi, jo nuk është kjo cështja. kur autobusi futet në rrugën e duhur e të drejtë, rreziku është më i vogël që autobusi të devijojë drejtim”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›