E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi ne Maqedoni dhe problemet etnike

Kudo ne rajonin e Ballkanit vendet te cilave u eshte ofruar anetaresim ne Bashkimin Evropian po bejne numerimin e popullsise proces qe ne vende te tjera eshte thjesht ceshtje matematikore e qe ka te beje me saktesimin e te dhenave planet e shpenzimeve qeveritare apo te drejtat e pakicave. Por ne Ballkan eshte ndryshe. Censusi atje ka hapur plage te vjetra dhe ka nxitur polemika. Javen e kaluar per shembull Maqedonia e anuloi censusin per shkak te mosmarreveshjeve se kush duhet apo nuk duhet te numerohet.

Parlamenti i Maqedonise vendosi anulimin e censusit me 15 tetor pas perpjekjeve qe thuhet se po beheshin per te rritur artificialisht numrin e shqiptareve dhe te pakices turke duke paraqitur identifikime te rreme. Numerimi ne Maqedoni u komplikua edhe nga interpretimet e ndryshme te nje neni te ligjit ne lidhje me qytetaret qe kane jetuar jashte vendit per me shume se nje vit.

Ligji thote se keta qytetare nuk duhet te llogariten. Anetaret shqiptare te komisionit si dhe perfaqesues te grupeve te vogla etnike thone se njerezit qe kane jetuar ne Maqedoni te pakten nje here duhet te llogariten pavaresisht se ata tani jetojne jashte.

Shqiptaret qe zyrtarisht perbejne 25 per qind te popullsise por thone se jane me shume u ankuan se autoritetet po i shtremberojne rregullat per te pakesuar numrin e tyre.

Parregullsite cuan ne doreheqjen e komisionit te regjistrimit.

Slobodanka Gievska kryetare e komisionit shteteror te regjistrimit

Censusi u ndal pasi ne kuptuam se metoda e regjistrimit po zbatohej ne menyra te ndryshme nga pjestaret e ndryshem. Pra ne kuptuam se rezultatet mund te ishim te ndryshme nga gjendja reale ne te gjithe Maqedonine prandaj vendosem se zgjidhja me e mire do te ishte te ndalej regjistrimi thote Slobodanka Gievska kryetare e komisionit shteteror te regjistrimit.

Ne Maqedoni shifrat e regjistrimit ndikojne drejtperdrejt ne balancen delikate qe lidhet me ndarjen e pushtetit qe nga viti 2001 kur vendi arriti te shmange luften civile pas konfliktit mes forcave qeveritare dhe luftetareve shqiptare qe kerkonin me shume te drejta.

Artan Grubi perfaqesues i partise Bashkimi Demokratik per Integrim

Shifrat jane shume te rendesishme per komunitetet ne Maqedoni. Ato jane nje kategori kushtetuese rregullohen nga e ashtuquajtura Marreveshje e Ohrit e cila u mbeshtet nga BE-ja dhe SHBA. Komunitetet me te medha se 20 per qind zyrtarisht kane te drejten e perdorimit te gjuhes dhe simboleve te tyre zyrtare si dhe per te pasur perfaqesues ne administraten shteterore. Kjo eshte arsyeja perse regjistrimi ishte aq i politizuar thote Artan Grubi perfaqesuesi i partise shqiptare Bashkimi Demokratik per Integrim.

Por perparimi ne marredheniet nderetnike nuk ka qene i njetrajtshem. Vendi eshte ende i varfer i paqendrueshem dhe eshte penguar ne perparimin drejt NATO-s dhe BE-se nga nje mosmarreveshje 20-vjecare me Greqine rreth emrit te Maqedonise.

Pushteti eshte i ndare mes Kryeministrit Nikola Gruevski i partise maqedonase te qendres se djathte VMRO-DPMNE dhe zotit Ali Ahmeti kryetar i partise shqiptare Bashkimi Demokratik per Integrim.

Branko Geroski gazetar i pavarur maqedonas
Gruevski nuk mund te lejoje qe nga ky regjistrim te dale nje numer me i madh shqiptaresh se sa dhjete vjet me pare. Nga ana e tij Ahmeti nuk mund te lejoje qe shqiptaret te rezultojne me pak ne numerim thote  Branko Geroski gazetar i pavarur maqedonas.

Per regjistrimin nuk eshte caktuar ndonje date e re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›