Kriza e Greqise po ndikon edhe ne projektet e pritshme ne zone nderkufitare me Shqiperine

Kriza ekonomike dhe financiare ne Greqi po ndikon edhe ne projektet e pritshme ne zone nderkufitare me Shqiperine. Sipas Ministrise greke te Transporteve zgjerimi i Segmentit rrugor qe lidh Janinen me Kakavijen nuk pritet as vitin e ardhshem. Nderkaq ndertimi i nje linje asfalto - betoni ne zoen e Gumenices afer kufirit me Shqiperine ka ngjallur reagimin e organizatave greke mjedisore.
Segmenti rrugor qe lidh Janinen me Kakavijen nuk ka gjasa te zgjerohet vitin e ardhshem ndryshe nga ajo qe ishte deklaruar ne mesin e vitit 2010 nga zyrtare te larte greke te Ministrise se Transporteve. Sipas medjave lokale te Janines Ministria greke e Transporteve nuk ka pergatitur ende projektin . Kjo per shkak te shtyrjeve e njepasnjeshme te fazave te studimit dhe te vleresimit te ndikimit ne mjedis te ketij segmenti rrugor gati 65 kilometra.
Segmenti ndahet ne dy pjese ne ate qe lidh janine me Kallpaqin dhe ate qe lidh kete zone me Piken e Kakavijes ne kufirin me Shqiperine. Aktualisht kjo rruge eshte e ngushte dhe ne disa prej zonave ka nevoje per shtresa te reja te asfaltit prej demtimit qe eshte bere nga ritmi ilarte i qarkullimit sidomos te automjeteve tregetare. Duket se kriza ekonomike dhe financiare qe po kalon Greqia po ndikon ne projektet ne zonat nderkufitare me Shqiperine.
Keshtu edhe nje tjeter rruge ajo qe lidh zonen e Konices me Janinensiaps medjave lokale greke nuk do te njohe investimin e pritshem. Njesite vendore greke fqinje me Shqieprine i kane pare me shqetesim keto zhvillime . Keto zona kane perfituar ndjeshem vitet e fundit dhe sidomos pas liberazimit te vizave per shtetasit shqiptare nga levizja ne te dy anet e kufirit dhe shkembimet tregetare te rritura.
Nderkaq organizatat mjedisore dhe nje seri sipermarrjesh te akuakultures ne zone e Gumenices ne Greqine e Veriut kane reaguar per planet e autoriteteve greke per ndertimin e nje fabrike asfalto betoni ne kete zone. Fabrika e parashikuar te ngrihet ne zone e Sajadhes fare afer Pikes se Qafebotes ne kufirin me Shqiperine shihet si nje rrezik mjedisor per dhjetera njesite e kultivimit te peshkut ne kete zone.
Te dhenat greke flasin se rreth 27 njesi sigurojne nga tregetia e peshkut te kultivuar ne rezervatet ne det rreth 70 milione euro ne vit xhiro vjetore. Organizatat mejdisore greke e kane quajtur vendim krejt te papershtashem per ndertimin e kesaj njesie dhe kane kritikuar vendosjen e depozitave te karburanteve te cilat do te perbenin kercenim mjedisor per zonen.