Deklaratat e Haxhinastos, PDIU: Kush nuk e njeh historinë më mirë të heshtë
TIRANË- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet reagon ndaj deklaratave të ministrit Haxhinasto. Ata janë shprehur se ministri i Jashtëm shqiptar ka bërë të vetat tezat greke duke harruar që Camëria është trevë shqiptare, ndërsa emërtimi i saj është tepër i lashtë.
“Është e papranueshme që njeriu që duhet të protestonte dhe të hidhte poshtë me argumente historike e të së drejtës ndërkombëtare këtë
pretendim absurd të palës greke, ministri ynë i Jashtëm i bën tezat e Greqisë të vetat. Shteti shqiptar duhet të kundërshtojë këtë qëndrim
absurd. Shteti shqiptar, në vend që të qëndrojë apatik, duhet të kërkojë dhe të shoh si e kanë zgjidhur Maqedonia dhe Turqia këtë çështje me Greqinë dhe se si lejohetka që shtetasit grek të kenë në dokumentat e tyre vendlindje Smirni dhe Konstandinupoli dhe jo Izmir dhe Instambul që janë toponimet zyrtare”, thuhet në deklaratën e PDIU.
Sipas tyre Çamëria është një trevë shqiptare, emërtimi i së cilës nuk mund të ndryshojë me vullnetin e askujt, përfshi këtu edhe të shtetit grek, ndërsa nënvizojnë se “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjen keqardhje dhe protestë që qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar”.
Në deklaratë PDIU sjell disa argumente historike:
1. Termi Çamëri nuk është një sajesë e ndokujt, por është emërtimi zyrtar i zones së Çamërisë që prej shekullit të 14-të, pas riemërtimit
të saj nga termi Vageneti, që ishte pasardhës i termit Thesproti.
2. Termi Çamëri ka origjinë të lashtë, pasi vjen nga emri i lumit që sot quhet Kallamas dhe në antikitet quhej Thiamis. Kjo konfirmohet nga
të gjithë gjuhëtarët, shqiptarë, grekë dhe të huaj, përfshi edhe ministrin aktual të Arsimit të Greqisë, gjuhëtarin Jorgos Babinjotis.
3. Termi Çamëri ka qenë një term zyrtar i shtetit grek, pra argumentimi se të lindurit nuk paskan lindur në Çamëri, por në Thesproti, nuk qëndron, pasi vetë shteti grek e njihte këtë trevë me emrin Çamëri. Deri në vitin 1937 ka qenë termi i vetëm zyrtar, ndërkaq më vonë ka qenë term i përdorur nga vetë institucionet greke. Mjafton të lexosh dokumentet e xhandarmërisë greke të zonës për të parë se si i thërrasin “Qarkut të Çamërisë“ edhe në vitin 1939, edhe në vitin 1942, edhe në vitin 1947, etj..
4. Termi Çamëri është zëvendësuar pjesërisht me termin e ringjallur nga lashtësia, Thesproti vetem si term i një nëndarje administrative
të shtetit grek dhe jo si toponim gjeografik.
5. Toponimi Çamëri nuk është i barabartë me nëndarjen administrative të Thesprotisë, pasi treva e Çamërisë përmbledh Qarkun e Thesprotisë,
Qarkun e Prevezës në shtetin grek dhe Bashkitë e Komunat Konispol, Markat dhe Xarrë, në shtetin shqiptar.
6. Toponimet kanë një veçori që mund të jenë me terma të ndryshëm edhe brenda vetë një shteti, e jo më ndërmjet kombeve të ndryshme. Nuk kemi dëgjuar deri më sot, që autoritetet tona kufitare kanë refuzuar kalimin në kufi të askujt që ka pashaportë greke e ku vendlindja shkruan Argjirokastro dhe jo Gjirokastër. Nuk ka pasur asnjë rast ku një Italian i lindur në Këln të Gjermanisë është diskriminuar pse e ka
në dokumente Kolonia. Argumentet e këtij niveli janë të ulët, të papranueshëm dhe mbi të gjitha qesharakë.
7. Shumica e shqiptarëve të ndaluar në Greqi nuk kanë në pashaportat e tyre toponimin }amëri, por kanë thjesht qytetin e fshatin e lindjes,
Paramithinë, Gumenicën, Pargën, Margëlliçin, Filatin, e kështu me radhë, e prapë janë ndaluar. E për këtë, përgjigja e asnjë pale nuk
mund të jetë veçse absurde.
8. Shteti shqiptar, në vend që të qëndrojë apatik, duhet të kërkojë dhe të shoh si e kanë zgjidhur Maqedonia dhe Turqia këtë çështje me
Greqinë dhe se si lejohetka që shtetasit grek të kenë në dokumentat e tyre vendlindje Smirni dhe Konstandinupoli dhe jo Izmir dhe Instambul
që janë toponimet zyrtare.
(ma.ar/BalkanWeb)