Blushi: PS, reforma që më 29 qershor
Kandidatët e Partisë Social
iste për Qarkun e Korçës vi
juan dje takime me komunitete
të ndryshme votuesish. Ben
Blushi u ndal në pazarin e Korçës,
ndërsa Mimi Kodheli në një takim
me gra dhe vajza në Maliq. Kandidati
i PS-së, Blushi, shprehu
keqardhjen për situatën ku ndodhet
sot pazari i Korçës, krenaria e
këtij qyteti dhe kjo për shkak se kjo
qeveri nuk ka menduar për të.
Blushi u ka kërkuar qytetarëve
të pranishëm, se më 28 qershor,
duhet të votojnë Partinë Socialiste,
si forcën e ndryshimit, por në të
njëjtën kohë, të nxjerrin në pension
Sali Berishën, i cili mendoi
shumë për pasurimin e familjes së
tij. "Ky pazar është zemra e Korçës
dhe kurrë nuk e kam parë më keq
në gjithë jetën time. Në fakt, kjo
është gjendja reale e ekonomisë e
të qyteteve të Shqipërisë, por Korça
në përgjithësi po vuan për shkak
të një keqqeverisje, për shkak
se çmimet janë rritur dhe fuqia
blerëse është ulur. Ky është problemi
real që ka Shqipëria sot, që
nuk kanë mundësi të blejnë, jo se
gjërat janë shtrenjtë, por se fuqia
ekonomike vjen duke rënë
përditë", u shpreh Blushi. Ai vuri në
dukje se "pas datës 28 qershor, ne
do të marrim një numër reformash,
të cilat do ta zbutin varfërinë në
Shqipëri dhe do t‘i japin mundësi
njerëzve të konsumojnë dhe të
shesin më mirë se sa sot". "E theksoj,
se pazari i Korçës është zemra e
qytetit dhe nuk ka qenë ndonjëherë
më i varfër se sa sot", nënvizoi
Blushi.
Ndërsa kandidatja për deputete
në Qarkun e Korçës, Mimi
Kodheli, ka takuar gra e vajza të
Maliqit, duke deklaruar se situata
e analfabetizmit është tejet kritike,
pasi qeveria e Sali Berishës, nuk ka
pasur politika sociale në këtë
drejtim për femrën shqiptare. Kodheli
u ka kërkuar grave e vajzave
të Maliqit, të votojnë Partinë Socialiste,
për të ndryshuar jetët e
tyre. Në fjalën e saj, Kodheli është
fokusuar te rritja e papunësisë,
duke shtuar se nuk mjafton
ndërtimi i një rruge për të rritur
cilësinë e jetesës. "Çdo ditë e më
tepër regjistrohen vajza që nuk
shkojnë në shkollë, analfabetizëm
në rritje, papunësi në rritje, që do
të thotë se diçka nuk ka shkuar si
duhet në këto katër vjet, që do të
thotë se nuk mjafton një rrugë për
të rritur cilësinë e jetës tonë, që do
të thotë se shteti duhet të ishte
shumë më pranë. Që do të thotë,
se Partia Socialiste dhe Edi Rama
do të jenë ata që do ta ringrenë
Maliqin", u shpreh Kodheli.
iste për Qarkun e Korçës vi
juan dje takime me komunitete
të ndryshme votuesish. Ben
Blushi u ndal në pazarin e Korçës,
ndërsa Mimi Kodheli në një takim
me gra dhe vajza në Maliq. Kandidati
i PS-së, Blushi, shprehu
keqardhjen për situatën ku ndodhet
sot pazari i Korçës, krenaria e
këtij qyteti dhe kjo për shkak se kjo
qeveri nuk ka menduar për të.
Blushi u ka kërkuar qytetarëve
të pranishëm, se më 28 qershor,
duhet të votojnë Partinë Socialiste,
si forcën e ndryshimit, por në të
njëjtën kohë, të nxjerrin në pension
Sali Berishën, i cili mendoi
shumë për pasurimin e familjes së
tij. "Ky pazar është zemra e Korçës
dhe kurrë nuk e kam parë më keq
në gjithë jetën time. Në fakt, kjo
është gjendja reale e ekonomisë e
të qyteteve të Shqipërisë, por Korça
në përgjithësi po vuan për shkak
të një keqqeverisje, për shkak
se çmimet janë rritur dhe fuqia
blerëse është ulur. Ky është problemi
real që ka Shqipëria sot, që
nuk kanë mundësi të blejnë, jo se
gjërat janë shtrenjtë, por se fuqia
ekonomike vjen duke rënë
përditë", u shpreh Blushi. Ai vuri në
dukje se "pas datës 28 qershor, ne
do të marrim një numër reformash,
të cilat do ta zbutin varfërinë në
Shqipëri dhe do t‘i japin mundësi
njerëzve të konsumojnë dhe të
shesin më mirë se sa sot". "E theksoj,
se pazari i Korçës është zemra e
qytetit dhe nuk ka qenë ndonjëherë
më i varfër se sa sot", nënvizoi
Blushi.
Ndërsa kandidatja për deputete
në Qarkun e Korçës, Mimi
Kodheli, ka takuar gra e vajza të
Maliqit, duke deklaruar se situata
e analfabetizmit është tejet kritike,
pasi qeveria e Sali Berishës, nuk ka
pasur politika sociale në këtë
drejtim për femrën shqiptare. Kodheli
u ka kërkuar grave e vajzave
të Maliqit, të votojnë Partinë Socialiste,
për të ndryshuar jetët e
tyre. Në fjalën e saj, Kodheli është
fokusuar te rritja e papunësisë,
duke shtuar se nuk mjafton
ndërtimi i një rruge për të rritur
cilësinë e jetesës. "Çdo ditë e më
tepër regjistrohen vajza që nuk
shkojnë në shkollë, analfabetizëm
në rritje, papunësi në rritje, që do
të thotë se diçka nuk ka shkuar si
duhet në këto katër vjet, që do të
thotë se nuk mjafton një rrugë për
të rritur cilësinë e jetës tonë, që do
të thotë se shteti duhet të ishte
shumë më pranë. Që do të thotë,
se Partia Socialiste dhe Edi Rama
do të jenë ata që do ta ringrenë
Maliqin", u shpreh Kodheli.