Kandidatët shkodranë, thirrje për kartat
Kandidatët e të dy forcave kryesore politike në Qarkun e Shkodrës u
bënë sot thirrje qytetarëve, që të shkojnë pranë qendrave të aplikimit
për kartat e identitetit, me qëllim që në zgjedhjet e 28 qershorit të
ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Megjithëse,
ditët e fundit, në Qarkun e Shkodrës është shtuar rritmi i tërheqjes së
kartave të identitetit, përsëri një numër i madh qytetarësh ende nuk
janë paraqitur për të janë tërhequr kartat e përgatitura.