E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhësve, mbi 5 mijë dublikate

Pas ngërçit me kartat e identitetit,
një tjetër problem po
krijojnë dublikatet në listat e
zgjedhësve. Pas verifikimeve janë
zbuluar mbi pesë mijë dublikate
të reja. Gazeta "Shqip" disponon
të gjithë listën e këtyre verifikimeve
dhe del se janë të dubluar
5184 votues në listën përfundimtare
të zgjedhësve. Pak ditë
më parë u zbuluan dublikimet e
para, çka e detyroi ministrin e
Brendshëm, Bujar Nishani, që të
deklaronte së bëhet fjalë vetëm
për një rast, kur një djalë 12 vjeç
figuronte si zgjedhës. Por dhjetë
persona rezultojnë votues edhe në
Komunën Surroj dhe në Bashkinë
e Kamzës. Kështu, nëse kërkohet
emri i shtetasit Fatjon Doci, ai rezulton
votues edhe në Komunën
Surroj dhe konkretisht në shkollën
e Arrëzit, por edhe në Bashkinë e
Kamzës, në shkollën 9-vjeçare të
Bathores. E njëjta gjë edhe për shtetasit
Laureta, Mexhit, Mirjan,
Avdi, Sami, Sulejman dhe Zyber
Doci, si dhe Shkëlzen Markaj i cili
rezulton votues edhe në shkollën
e Laknasit, Bashkia Kamëz, por
edhe në shkollën e Arrëzit, Komuna
Surroj. Në listat përfundimtare
të gjithë këta shtetas kanë gjeneralitete
të njëjta, por vendndodhje
të ndryshme, por kjo do t‘i lejonte
ata të votonin në dy qendra votimi.
Problemet e dublikateve u
vunë re pas hedhjes së listës përfundimtare
të zgjedhësve në
faqen zyrtare të internetit të Ministrisë
së Brendshme. Megjithëse
në të gjithë vendin janë vënë re
raste të shumta. Një prej qarqeve
më problematikë është ai i Korçës,
ku janë vërejtur shpeshherë probleme
se në to ekzistojnë ende persona
që kanë vdekur. Sipas listës
që disponon gazeta "Shqip", shtetasi
Abdi Haki Velia figuron në dy
qendra votimi. E njëjta gjë ndodh
edhe me emrin e Abedin Abdi
Limani, ndërsa lista është shumë
e gjatë çka vërteton se një prej
problemeve që mendohej se ishte
zgjidhur për këto zgjedhje vijon të
ekzistojë ashtu si në proceset e
tjera zgjedhore. Pas kartave të
identitetit, çështja e dublikateve
është problem tjetër serioz që e
shoqëron procesin zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›