E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR-i publikon raportin mbi ecurinë e zgjedhjeve

Misioni i Vëzhguesve të ODIHR publikoi sot raportin e dytë paraprak mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

Raporti përfshin vrojtimet dhe konstatimet për zhvillimet në periudhën 22 maj deri më 3 qershor. Në këtë raport i kushtohet një hapësirë e veçantë problemit të letërnjoftimeve, i cili siç theksohet edhe nga vëzhguesit, vazhdon të shkaktojë debate mes qeverisë dhe opozitës. Ndërsa i bën një përshkrim gjendjes, mbështetur në qëndrimet e të dy palëve për këtë çështje, në raport përmenden edhe konstatimet e vetë vëzhguesve në terren. Sipas tyre në disa raste qytetarët nuk kanë marrë kompensimin për letërnjoftimet ndërsa zyrat e postave po sipas raportit nuk ishin të informuar si duhet për vendimin e posaçëm të qeverisë. Vëzhguesit përmendin edhe rastet e ndërprerjeve të energjisë apo internetit gjatë procesit të aplikimeve duke cituar të paktën katër zona gjë e cila vështirëson sipas tyre aplikimin brenda afateve për dokumentin e ri.

Vëzhguesit shpjegojnë gjithashtu se ata kanë marrë të dhëna të pasakta nga Ministria e Brendshme lidhur me personat që nuk zotërojnë pasaporta. Në raport shkruhet se Ministria e ka justifikuar këtë me gabime thjesht teknike ndërsa përmend se Partia Socialiste ka dyshime për manipulime të këtyre të dhënave.

Na raport vlerësohet se fushata po zhvillohet përgjithësisht e qetë me incidente të izoluara dhe me akuza shpesh të forta. Vëzhguesit vënë në dukje vonesat në ngritjen e komisioneve të qendrave të voimit për shkak të partive që nuk kishin dërguar emrat e përfaqësuesve të tyre. Ndërkohë që përsa i përket mediave raporti përshkruan se periudha para fillimit zyrtar të fushatës u karakterizua nga një mbulim i pabalncuar i aktiviteteve elektorale. //rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›