Blushi: Rama prano humbjen!

Zbardhen detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste të zhvilluar sot në mesditë. Ben Blushi, një nga deputetët e rizgjedhur si anëtar i parlamentit të ri për qarkun e Korçës, ka shkëmbyer replika debate me kryetarin e PS-së Edi Rama. Nga burime brenda mbledhjes mësohet se pika më e nxehtë e kësaj mbledhje ishte rezultati i zgjedhjeve ku Blushi i është drejtuar Ramës disa herë me fjalët: Zoti Rama pranoni që PS ka humbur zgjedhjet!
Kjo ka shkaktuar rritje të temperaturës në sallën e mbledhjes në selinë e PS-së, duke vijuar me replika. Madje Bludhi ka shkuar edhe më tej duke thënë se PS duhet të përgatitet edhe për katër vite të tjera në opozitë. Në fakt Blushi ishte i pari mes socialistëve që kishte deklaruar përpara 28 qershorit që Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen nëse PS do humbiste zgjedhjet.
Nga ana tjetër kjo është pëplasja e parë mes krerëve socialistë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Blushi madje është i pari politikan i kësaj force politike që ka artikuluar hapur këtë në një forum të partisë. Nga ana tjetër pritet që Blushi në ditët në vazhdim të artikulojë qëndrimin e tij për zgjedhjet dhe që të bëjë fajtor për këtë kreun e PS-së, Edi Rama. Në fakt ishte po Edi Rama që futi në statutin e ri të PS-së një nen të ri sipas të cilit kryetari që humbet zgjedhjet automatikisht jep dorëheqjen. Një nen që duket që po vetë ai nuk po e zbaton.