Prençi: Policia tregoi profesionalizëm në zgjedhje
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi zhvilloi një mbledhje me drejtorët e Policisë në Qarqe, e ata Rajonal të Policisë Kufitare e Migracionit për të analizuar veprimtarinë e policisë para dhe gjatë procesit zgjedhor. Drejtori i përgjithshëm i Policisë ka falenderuar punonjësit e policisë për me korrektësinë, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë që treguan gjatë realizimit të detyrave në zgjedhje. Në këtë takim Prençi vlerësoi me konsiderata maksimale të gjithë aktorët, si dhe institucionet që bashkëpunuan me policinë dhe kontributin e dhënë prej tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.