E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, nuk ndryshon rezultatin për qarkun e Beratit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me shumicë votash, vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Beratit, për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, në këtë Qark koalicioni "Aleanca e ndryshimit" mori 3 mandate, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat dhe koalicioni "Bashkimi për ndryshim" 4 mandate zgjedhore. Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Beratit funksionuan 311 qendra votimi, ndërsa numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 169 423.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›