E Diel, 1 Nëntor 2026

Fevziu: Koalicioni LSI-"Aleanca e Ndryshimit", tregues i pjekurisë politike

Analisti Blendi Fevziu, i ftuar në Ora News, tha se rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve është i thjeshë, ka fituar "Aleanca e Ndryshimit" dhe ka humbur aleanca e majtë. Drejtuesi i emisionit "Opinion", e vleresoi koalicionin mes LSI-së dhe "Aleancës së Ndryshimit", si vendim të pjekurisë së politikës shqiptare dhe krejt normale. "Koalicioni ishte mëse normal dhe reflekton pjekurinë e politikës. LSI-ja ka dalë garante e stabilitetit të vendit dhe është vendosur në rolin e saj serioz", u shpreh ai. Bledi Fevziu,
tha se sistemi zgjedhor duhet të ishte kalkuluar më mirë nga Partia Socialiste. "Opozita zgjedhore u përça në momentin e miratimit të sistemit zgjedhor, ndërkohë qe PS-ja llogariti se ky sistem do ta nxirrte fitues, por në fakt nuk ndodhi kështu", tha Fevziu. Sipas tij, sistemi eleminoi emra dhe figura të forta të politikës, që në rrethana të tjera nuk do kishte ndodhur kurrë. Analisti vlerësoi se është e drejta e PS-së që të mbrojë votën e saj, siç po ndodh në qarkun e Fierit. "Por kjo nuk ndryshon humbjen e PS-së", tha ai. Lidhur me dorëheqjen e Ramës, Blendi Fevziu tha se ky është një problem i PS-së dhe një çështje standardesh. "Dorëheqja e kreu të PS-së është e parashikuar edhe në statutin e PS-së, pra në momentin që kreu i partisë humb zgjedhjet, dorëhiqet. Në rast se dikush refuzon të dorëhiqet dhe pas humbjes, atëherë prishen edhe rregullat e lojës në parti", vijoi ai. Drejtuesi i emisionit "Opinion", tha se ish lideri i PS-së, Nano do të luajë rol në opozitën e majtë, por jo të rikthehet në krye të selisë rozë. Sipas, Fevziut sfida kryesore e maxhorancës së re do të jetë integrimi i plotë i vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›