Blushi: Shendetesia e spitalet, do ndryshojne
Kandidatet per deputet ne Korce, Ben Blushi dhe Olta Xhacka, thane dje se eshte e patolerueshme qe ne spitalet e ketij qyteti te mos kete as aspirina. Gjate nje vizite ne spitalin e Korces, dy kandidatet socialiste thane se gjendja ne te eshte e mjerueshme dhe te semuret i sigurojne ilacet ne farmaci, pasi spitali nuk ka. "Per fat te keq, ky spital, nga me te miret e Shqiperise, ka shume kohe qe i torturon njerezit, duke dale te semure jashte deres se pavijonit, ngrihen nga shtreterit e ne mes te nates blejne age, sepse per shkak te korrupsionit dhe menyres se si menaxhohet, nuk gjen ilace, nuk gjen shiringa, qe jane detyrim shteteror", tha Blushi. Sipas tij, njerezit i paguajne taksat qe kur te vijne ne spitale te kene kushtet me minimale, nga jasteku dhe shiringat. Ne keto kushte, Blushi premtoi se do te angazhohet qe kjo gjendje te marre fund menjehere pas 28 qershorit, duke premtuar ngritje te sherbimit shendetesor universal.