E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama promovon librin: Eshte nje histori jete

Kryetari i Bashkise se Tiranes, u prek dje gjate promovimit te librit me vizatimet dhe copezat e jetes se tij, nga miqte dhe kolege artiste. Me radhe kreu socialist, vleresoi surprizen dhe miqte qe mundesuan bashkimin e vizatimeve dhe te gjitha copezat nga jeta e tij, pa te cilat libri nuk do te mund te kuptohej. "Eshte nje liber jete, nje histori ku bashkohen bashke eksperienca artistike dhe ajo jetesore e nje njeriu si une, qe i ka pak te "ngaterruara" gjerat mes artit, politikes dhe sigurisht, asaj pjese qe tek une eshte si tek gjithe te tjeret dhe qe ka te bej me jeten time si prind, me jeten time si mik, me jeten time si nje njeri qe eshte i rrethuar nga njerez te tjere ne sferen e intimitetit dhe te marredhenieve njerezore", u shpreh Rama. Ai i shprehu mirenjohjen e thelle te gjithe njerezve qe kane qene bashkudhetare shume te ngushte ne rrugen e tij per nje periudhe te caktuar. "Dua t'u them se per mua, edhe per kaq, ky liber vlen per te bere te mundur qe te takohemi ne kete salle, mes ketyre njerezve, qe ne nje menyre ose ne nje tjeter, kane qene pjese e jetes time", falenderoi perzemersisht Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›