E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Te votosh sot Berishen, do te thote te votosh te djeshmen

Deputeti socialist Ben Blushi dhe nensekretari per Koordinimin ne PS, Arben Ahmetaj, gjate turit per prezantimin e programit te ri qeverises ne Qarkun e Korces, jane ndalur ne Starove ne nje takim me banoret e kesaj zone. Blushi ka folur per problematiken e emigracionit, ku jane te shumte banoret e Staroves te cilet punojne ne tokat e te tjereve, pasi ne vendin e tyre ndjehen te pa mbeshtetur nga shteti. Ai ka kerkuar qe shqiptaret te ndeshkojne me vote kryeministrin me 28 qershor, per t'i dhene fund njehere e mire varferise dhe mungeses se vemendjes nga ana e qeverise. "Te votosh sot, per Sali Berishen, do te thote te votosh per te djeshmen. Ne duhet te ecim perpara dhe te votojme per te nesermen", tha Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›