E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunimi i 4-vjecarit, policia ne pritje te ekspertimit nga Tirana

LUSHNJE - Dita e neserme, do te jete finalja qe grupi hetimor te marre ne dore prova te dokumentuara ne lidhje me perdhunimin e femijes 4-vjecar, nga djali i xhaxhai te tij 5 muaj me pare. Kane qene burime zyrtare nga policia qe kane bere te ditur se, diten e neserme do te mberrije nje ekspert nga Tirana. Nga te njejtat burime eshte mesuar se, autori i ketij perdhunimi pedofilik, e ka pranuar autoresine e kesaj ngjarjeje. Madje ai ka treguar rrethanat dhe krejt ngjarjen, qe nga momenti i daljes nga shtepia drejt zones se mocalit te fshatit, aty ku dhe ka ndodhur perdhunimi. Vete autori ka treguar se kishte shkuar per te kapur bretkosa dhe me vete kishte marre kusheririn e tij te vogel, i cili u be preh e epshit te 19-vjecarit. Ai eshte shprehur i penduar per ate qe ka bere, ndaj dhe sipas tij, kjo eshte arsyeja qe ka treguar sinqeritet ne lidhje me kete ngjarje. Policia ka bere te ditur se, ngjarja ka ndodhur 5 muaj me pare ne muajin nentor te vitit 2008, ne fshatin Fiershegan te rrethit Lushnje, ku banojne prej vitesh vellezerit Nezha. Djali 19-vjecar i njerit prej vellezerve Nezha dhe pikerisht Elidon Nezha, do te kryente ngjarjen me te turpshme, ne historine e fisit te tyre. Keto kane qene reagimet e familjareve gjate deponimeve ne Komisariatin e Lushnjes. Kjo i ka percare dy familjet dhe 19-vjecari ka qene i padeshiruar nga xhaxhai i vet dhe familja e tij, por dhe nga pjesa tjeter e fisit. Pas 5 muajsh nga ngjarja tronditese, ai kishte shkuar ne lokalin e xhaxhait te tij por eshte ndeshur me sharje, kercenime dhe me pas te dy palet jane zene dhe fizikisht. Kjo ka bere qe te shoqerohen ne polici per rrahje, por qe me pas ka zbardhur perdhunimin, qe dy familjet e kishin mbyllur mes tyre.

I dyshuari

Elidon Nezha, autori i dyshuar i ketij perdhunimi pedofilik, e ka pranuar autoresine e kesaj ngjarjeje. Madje ai ka treguar rrethanat dhe krejt ngjarjen, qe nga momenti i daljes nga shtepia, drejt zones se mocalit te fshatit aty ku dhe ka ndodhur perdhunimi.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›