E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi-Xhacka: "Varferia, prej politikave klienteliste"

Anetari i kryesise se Partise Socialiste, Ben Blushi dhe kandidatja per deputete, Olta Xhacka, kane prezantuar dje programin e ri qeverises te PS gjate takimeve dere me dere ne lagjet nr. 10 dhe nr 18 te qytetit te Korces. Gjate fjales se tij, Blushi theksoi varferine e madhe qe haset ne cdo cep te Shqiperise, jo vetem ne qarkun e Korces, qe eshte rrjedhoje e politikave klienteliste qe ndjek kryeministri. Nderkohe Xhacka, u eshte drejtuar banoreve qe me zgjedhjen e tyre ne 28 qershor t'i japin PS-se shansin per te mireqeverisur vendin. Kandidatet per deputete te Partise Socialiste jane njohur nga afer me shqetesimet e banoreve te kesaj zone, duke i siguruar se pas zgjedhjeve te 28 qershorit cilesia e jetes se tyre do te jete me e mire se sot.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›