"Kosova", beteja e nendheshme e Shqiperise
Nje beteje e nendheshme eshte zhvilluar prej me se tre muajsh ndermjet diplomacise shqiptare dhe asaj serbe, e cila ka perfunduar sot me fitoren decizive te diplomacise shqiptare. Kjo e fundit ka arritur qe ne Damask te Sirise, ne Sesionin e 36-te te Keshillit te Ministrave te Puneve te Jashtme te Organizates se Konferences Islamike, qe mbylli punimet dje dhe ne te cilin merrte pjese nje delegacion i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, i kryesuar nga ministri Lulzim Basha, te marre konsensusin e 57 vendeve anetare te Organizates per nje rezolute ne mbeshtetje te shtetit te pavarur te Kosoves.
Ne seancen permbyllese te Ministerialit zhvilluar dje paradite, u miratua rezoluta e iniciuar nga Shqiperia, ne te cilen evidentohet qarte se qe nga shpallja e pavaresise me date 17 shkurt 2008, Republika e Kosoves ka bere progres ne ndertimin e institucioneve demokratike, ka Kushtetuten e saj moderne, ka kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon.
Me tej, kjo rezolute, e cila eshte e para e miratuar nga OKI qe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, u ben thirrje vendeve anetare te Organizates dhe bashkesise nderkombetare ne pergjithesi, qe te vazhdojne te mbeshtesin forcimin e Kosoves dhe ekonomise se saj.
Rezoluta ngarkon Sekretarin e Pergjithshem te OKI-t qe ne sesionet e radhes te Ministrave te Jashtem te Organizates te raportoje mbi dinamiken e zhvillimeve ne Kosove, duke e vendosur keshtu Kosoven ne agjenden e perhershme te Organizates se Konferences Islamike.
Miratimi i kesaj rezolute me unanimitet deshmon per nje momentum te ri ne marredheniet e OKI-se me Kosoven, e cila vjen pas njohjes mjaft te rendesishme te Kosoves nga Arabia Saudite para disa javeve dhe njohjes se saj nga Mbreteria e Bahrejnit dhe Unioni i Komoreve, vetem pak dite me pare. Burimet nga punimet e Sesionit te Damaskut bejne te ditur se pas ketij momentumi te ri, pritet nje bum njohjesh te shtetit te ri Kosoves nga vendet e OKI-t. Nga burime te besueshme diplomatike behet e ditur se diplomacia shqiptare ka qene teper aktive ne funksion te miratimit te rezolutes per Kosoven. Me te derguarit e saj speciale ne Damask, ne Xhedah dhe ne disa vende te tjera te rendesishme te OKI-t, Shqiperia eshte angazhuar prej me shume se tre muajsh ne nje operacion te nendheshem diplomatik te permasave te medha me qellim miratimin e nje rezolute ne mbeshtetje te shtetit te ri te Kosoves.
Mesohet se diplomacia shqiptare eshte markuar ne vijimesi nga ajo serbe me qellim bllokimin e kesaj iniciative. Kjo kulmoi me viziten e 10 diteve me pare te Ministrit te Jashtem Jeremic ne Damask dhe takimeve te tij me autoritetet me te larta te Sirise, e cila mbante presidencen e radhes se OKI-t. Jeremic ka kerkuar bllokimin e rezolutes dhe pjesemarrjen e Serbise me te drejten e fjales, duke pretenduar madje edhe marrjen e statusit te vezhguesit. Edhe nje here jane vene ne levizje mekanizmat e dy diplomacive, te Tiranes dhe Beogradit, te cilat kane lobuar ethshem ne drejtime krejtesisht te kunderta per te marre mbeshtetjen e anetareve te OKI-t. Burimet diplomatike jane teper te rezervuara per te dhene detajet e kesaj faze vendimtare te betejes diplomatike. Por nje gje eshte e sigurt: Jeremic dhe delegacioni serb nuk ka qene te pranishem ne Sesionin e 36-te te Ministrave te Jashtem te OKI-t dhe rezoluta ne mbeshtetje te shtetit te pavarur te Kosoves eshte miratuar sot ne unanimitet te plote nga 57 vendet anetare te Organizates.
Kalon rezoluta "Basha"
Eshte miratuar dje, Rezoluta per Kosoven, ne sesionin e 33 te Keshillit Islamik te ministrave te Jashtem te Organizates se Konferences Islamike, qe po mbahet ne Damask te Sirise. Rezoluta ka vleresuar zhvillimet dhe progresin e Kosoves pas pavaresise, ka pershendetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it ne te gjithe Kosoven. Nderkaq i behet thirrje Bashkesise Nderkombetare te ndihmoje zhvillimin e Kosoves. Mes te tjerash ne kete rezolute i kerkohet sekretarit te pergjithshem te Organizates se Konferences Islamike qe t'i raportoje ketij organizmi per zhvillimet ne Kosove. Ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves, Skender Hyseni ka pershendetur votimin e Rezolutes. Ne nje komunikate per opinion te Ministrise se puneve te Jashtme thuhet se "menjehere pas kalimit te rezolutes, ministri Hyseni eshte njoftuar per lajmin nga ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Shqiperise, Lulzim Basha". "Ministri Hyseni, falenderon ne menyre te vecante z.Basha dhe diplomacine shqiptare per punen e bere, rreth hartimit te kesaj rezolute si dhe te votimit te saj", thuhet ne komunikate. Hyseni konsideron se miratimi i kesaj rezolute eshte i rendesishem per proceset ne Kosove, pasi do te ndihmoje shume nga vendet e Organizates se Konferences Islamike per te ndermarre hapin e njohjes se Kosoves.