E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndihme, emigrante ejani na votoni"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje takimit te zhvilluar Veria te Greqise me emigrante shqiptare qe jetojne dhe punojne ne kete vend, ka kerkuar ndihmen e tyre per te ardhur ne Shqiperi, per te votuar socialistet. "Ne kemi nevoje per ndihmen tuaj, ne kemi nevoje qe ju te vini ne Shqiperi dhe te votoni me 28 qershor", apeloi kandidati per postin e kryeministrit te koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim", Edi Rama. Ai u premtoi te pranishmeve se eshte hera e fundit qe per te shprehur vullnetin e tyre duhet te bejne rruge per te shkuar ne qytetin apo fshatin e tyre ne Shqiperi, heren tjeter do te garantojne voten e tyre nga vendi ku jetojne. Kryetari i Partise Socialiste ka premtuar sherbime ne ambasada sipas standardeve evropiane, ku dinjiteti i emigrantit nuk do te neperkembet me. "Do t'i japim mundesine cdokujt prej jush qe nje sere sherbimesh te cilat sot ju nuk mund t'i merrni dot prej ambasades, me ardhjen tone ne qeveri t'i merrni ne ambasade", sqaroi lideri i PS programin qeverises te partise se tij. Ai premtoi se ne rast fitoreje te zgjedhjeve, qe prej kesaj vjeshte te ketij viti ata do te fillojne qe te bejne te mundur aplikimin per karte identiteti apo per pasaporten biometrike ne ambasaden tone ne Athine dhe pa asnje dyshim ne konsullaten tone ne Selanik e ne vende te tjera. Ne kete takim, Rama solli ne vemendje premtimin e bere nga Sali Berisha me vitin 2005, per liberalizimin e vizave. "Ja ku jemi sot ne fund te mandatit te tij dhe ne prag te fundit te karrieres se tij politike, ky premtim ngelet i pambajtura", solli ne vemendje kreu i PS. Duke prekur kete ceshtje, ai deklaroi se nuk premton, por angazhohet qe brenda vitit te ardhshem gjithe shqiptaret dhe shqiptaret do te dalin dhe te hyjne lirisht ne Bashkimin Evropian. "Ju sot dhe gjithe diten perpiqeni t'iu mesoni femijeve gjuhen shqipe dhe kete e beni permes veshtiresish te pakuptueshme dhe plotesisht te kapercyeshme", vijoi fjalen e tij Rama. Ai premtoi se do te beje gjithcka me qeverine greke per te rritur numrin e shkollave shqipe. "Pas fitores se 28 qershorit do te hapim nje kanal te dyte ne televizionin publik shqiptar ku nje nga emisionet me te rendesishme do te jete ai qe do t'i kushtohet mesimit te gjuhes shqipe per te gjithe femijet shqiptare ne Greqi, Itali, Amerike e kudo", sqaroi programin e tij qeverises per emigrantet, kandidati per postin e kryeministrit te vendit. Ne kete takim me emigrantet shqiptare ne Greqi, kryesocialisti shoqerohej dhe nga drejtuesit e PS Ben Blushi, Alfred Dalipi, Vangjel Tavo dhe Arben Ahmetaj.

"Ne pas 28 qershorit do te fillojme negociatat qofte me qeverine greke, qofte me qeverine italiane per njohjen e te gjithave viteve te pensionit dhe per te gjithe skemen e sigurimeve tuaja shoqerore permes nje marreveshje dypaleshe", premtoi Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›