Rama mbledh kandidatet e 4 qarqeve
Partia Socialiste percakton rolin e kandidateve per deputete ne krye te shtabeve per fushaten zgjedhore. Gjate dites se djeshme, ne seline roze, jane mbledhur kandidatet per deputete te selise roze per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, te thirrur nga kryetari i kesaj partie, Edi Rama. Mbledhjet e organizuar nga kryesocialisti po zhvillohen te ndara dhe sipas qarqeve. Ndersa, burime brenda takimit, kane bere te ditur se diten e djeshme ishin te pranishem qarqet e Tiranes, Durresit, Elbasanit dhe Fierit. Ndryshe nga heret e tjera ku me kodin e vjeter zgjedhore kandidatet perballeshin me njeri-tjetrin dhe duhet te perqendroheshin ne zonen e tyre elektorale, tashme kjo gje nuk do te ndodhe me. Me Kodin e ri Zgjedhor, pergjegjesia nuk do te jete per nje individ ne nje zone elektorale, por lista e kandidateve per rajonin do te kene pergjegjesine e njejte ne te gjithe zonen. Zyrtare socialiste sqarojne se eshte parapare qe nuk do te kete ndarje pergjegjesi qe nje kandidat per deputet te mbuloje nje zone te caktuar, por 4-5 deputete mund te mbulojne 2-3 zona. Nder te tjera, behet e ditur qe kjo nuk do te thote se deputetet duhet te fokusohen vetem ne keto zona, por duke qene pjese e listes se kandidateve per nje rajon te caktuar, puna e tyre do te jete e shtrire ne te gjithe qarkun, por me me rendesi do te jete fokusimi ne zonat e besuara. Me kete veprim synohet qe pergjegjesia elektorale dhe puna per marrjen e votave nga qytetaret shqiptare, do jete kolektive. Perzgjedhja eshte bere sipas njohjes qe kandidatet kane per zonat ne fjale, njohjet qe kane, mbeshtetjen dhe popullaritetin qe gezojne. Cdo gje eshte e miremenduar nga socialistet. Tashme rezultojne te jene ngritur te gjitha shtabet elektorale te Partise Socialiste ne te gjitha zonat e Shqiperise. Kjo i paraprin dhe hapjes zyrtare te fushates elektorale, vetem pas dy ditesh. Ne kuader te hapjes se fushates elektorale, sic kemi pare edhe ne fushatat e tjera elektorale, nje rendesi te madhe nga ana e kandidateve dhe partive u jepet billborderave dhe posterave qe ngjiten ne sheshet kryesore, apo rruget kryesore te vendit. Per kete arsye, ne ambientet e selise roze, kandidatet per deputete te kesaj partie jane pare te fotografohen paraditen e djeshme, qe do t'i sherbejne imazhit te tyre ne keto zgjedhje. Burime nga takimet me kryesocialistin bejne te ditur se nje nga porosite e dhena per punen e kandidateve ne zona elektorale eshte perqendrimi i punes per pajisjes e shtetasve me karta identiteti, sidomos zgjedhesit e identifikuar si perkrahes te kesaj force politike. Sipas te njejtave burime, mesohet se detyra e tyre ne kete proces do te jete nxitja e njerezve per te aplikuar sa kohe ka mbetur nga data e fundit e aplikimit. Pajisja e qytetareve shqiptare pa pasaporte me karta identiteti eshte nje shqetesim i ngritur prej kohesh nga Partia Socialiste.
Denis Dedej
Denis Dedej