E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi kandidatëve për PS në rrethe: Presion ndaj Ramës

Ben Blushi i ben thirrje rreth 100 kandidateve te refuzuar per kryetare te Partise Socialiste ne rrethe te bejne presion ndaj lidershipit socialist. Blushi nxiti deklarimet kunder kryetarit Edi Rama te socialisteve ne te gjithe Shqiperine per te drejten per te kandiduar.

"Une dua ti bej thirrje sot te gjithe ketyre kandidateve, ne te gjitha anet e Shqiperise qe te reagojne, ti kerkojne PS-se ti perfshijne ne listat e tyre te votimit ne menyre demokratike, te bejne presion ne rrethet ku jane ne menyre publike e te hapur pa asnje lloj droje qe te regjistrohen dhe tu jepet mundesia per tu zgjedhur, apo dhe per te humbur. Po nuk mund te kete zgjedhje kur kandidatet perzgjidhen paraprakisht. Imagjinoni sikur KQZ-ja perzgjedh kandidatet e partive politike. Kjo ka ndodhur mbreme me kryesine e Partise Socialiste, e cila ka hequr ndoshta me shume se 100 kandidate", tha Ben Blushi, anetar i kryesise se PS-se.

Rezultati zero i nje vit bojkoti tregoi se strategjia duhet ndryshuar tha Blushi. "Bojkoti ishte dhe mbetet nje arme politike e pafrytshme dhe sigurisht nese perseritet do te jete akoma me keq. Do te fuse PS ne nje kolaps tjeter, ne nje krize ciklike te cilen do ta vuaje per nje kohe te gjate. Shpresoj qe mos te ndodhe, dhe qe brenda grupit parlamentar te kete njerez te cilet sot kane nje vit me shume eksperience, nje vit me shume pjekuri per te kuptuar se nuk mund ti rikthehen bojkotit ne shtator, per sa kohe qe jam i bindur, dhe e ndjeje, qe mbi deputetet e PS po ushtrohet presion qe ata ti bashkohen nje linje bojkoti te ri ne shtator, per gjithe sezonin e ardhshem", vijoi Blushi. Askush nuk duhet te mendoje se Partia Socialiste mund te bojkotoje zgjedhjet e ardhshme lokale tha Ben Blushi.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›