E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqja, Vietnami dhe Tajlanda, bashkëpunim me Shqipërinë



Vietnami dhe Tajlanda kanë vullnetin politik për të intensifikuar marrëdhëniet me Shqipërinë në interes të paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit në rajon dhe në botë. Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, mori dje mesazhe urimi me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë, nga Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Tan Dung dhe Kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva. "Thellësisht besoj se bashkëpunimi tradicional miqësor midis dy vendeve tona do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në frymën e interesit të përbashkët të popullit të Vietnamit dhe Shqipërisë për paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon dhe në botë", - thuhet në mesazhin e Kryeministrit të Vietnamit.

Ndërsa Kryeministri i Tajlandës, Vejjajiva, shpreh bindjen se nën udhëheqjen e Kryeministrit Berisha marrëdhëniet midis Mbretërisë së Tajlandës dhe Republikës së Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen dhe prosperojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›