Blushi mbledh mbeshtetesit neser te Akademia e Arteve
Zyrtaret e larte te Partise Socialiste, te cilet kane nje mendim ndryshe nga ai kryetarit ne detyre te partise, Edi Rama, do te mblidhen diten e neserme bashke me socialistet e thjeshte, ne ambientet e Akademise se Arteve. Takimi eshte bere i ditur nga anetari i Kryesise socialiste, Ben Blushi, i cili sqaroi se mbledhja do te zhvillohet rreth ores 18:00. Ne komunikimin e tij te djeshem me mediat, Blushi sqaroi se kane lene proces per shkak te deformimeve te Kongresit te fundit dhe nevojen per t'u konsultuar me anetaresine e Partise Socialiste per disa ndryshime ne statut. "Pra, per nje reforme brenda Partise Socialiste. Ka shume arsye per t'u konsultuar me socialiste te cilet mendojne si ne", sqaroi objektivin e mbledhjes se mbeshtetesve te tij, Ben Blushi. Ai shprehu bindjen se numri i atyre qe mendojne se nuk ka arsye qe Partia Socialiste te dale nga Parlamenti dhe ka shume me shume arsye qe Partia Socialiste te reformohet dhe te ndryshoje per te ardhur ne pushtet, do te shtohet. Ne te njejten kohe, prej dites se djeshme kryetari ne detyre i Partise Socialiste ka nisur takimet e tij ne baze dhe me ane te mbeshtetesve te tij po u sqaron bazes pse ndodhi bojkoti i parlamentit. Nga ana tjeter, Blushi, mohoi se kjo nisme politike qe po ndermerr te jete anti-fushate ndaj Rames. "Absolutisht, Edi Rama shkon si kandidat ne bazen e Partise Socialiste, si nje kandidat pa platforme. Ndersa ne kemi nje platforme e cila synon te reformoje Partine Socialiste, te bashkoje te majten dhe te fuse opoziten ne institucione. Pra, ne po konsultojme nje platforme, Edi Rama konsulton nje ambicie", u pergjigj, Blushi. Ai theksoi se do te vazhdojne te konsultojne idete e tyre. D.Dedej
Qeveria e re
Dekreti
Qeveria e re
Dekreti