Rama-Lakrori, stil amerikan fushate
Perballja per kryetarin e Partise Socialiste midis dy kandidateve, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, u nis mbremjen e djeshme sipas stilit amerikan. Edhe pse ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, socialistet perdoren amerikanet per strategjine e tyre dhe berjen e fushates, me sa duket, nje strategji amerikane do te ndiqet edhe per garen per kreun e selise roze. Pas pergjigjes pozitive qe kreu ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, i beri fteses se anetarit te Asamblese Kombetare socialiste, Maqo Lakrori, per perballje ne cdo qytetet per ofrimin e alternativave, te dy kandidatet u paraqiten sebashku ne teatrin "Skampa" te qytetit te Elbasanit, per te hapur fushaten e tyre elektorale. E konceptuar ne formen e nje debati amerikan, dy kandidatet ishin te ulur ne dy podiume perballe 300 anetareve socialiste te Elbasanit. Ne skenen ku ishin te pozicionuar dy rivalet, ishte i pranishem dhe nje moderator, i cili, si ne debatet e medha publike, luante rolin e tij ne kete debat. Nje gje te tille e kemi pare edhe ne debatet presidenciale te ndodhura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku kandidatet Barak Obama dhe Xhon Mekein, u perballen mes tyre perpara votuesve, duke pritur dhe duke dhene pergjigje pyetjeve te tyre, pas perfundimit te prezantimit te programit. Dicka e tille ndodhi mbremjen e djeshme ne Elbasan, ku dy kandidatet per kryetarin e Partise Socialiste, pas prezantimit te programit iu pergjigjen te njejtes pyetje te bere nga votuesi socialist. Pyetjet kryesisht ishin te fokusuar mbi programin e tyre per te sjelle ne pushtet te majten shqiptare. Nderkaq, perpara takimit, kandidati Maqo Lakrori, pajisi anetaret socialiste me platformen e tij, te titulluar "Socialistet e bashkuar". Ndryshe nga cfare jemi mesuar te ndjekim nga mbledhjet e rendesishme te socialisteve, kete radhe media ishte e lire te ndiqte aktivitetin. Gjate fjales se mbajtur perpara anetareve socialiste, Lakrori theksoi se ishte para tyre si kandidat per postin e kryetarit te PS, per te propozuar nje parti te forte, ku vendimet te merren ne menyre kolegjiale dhe zbatimi i tyre te realizohet duke punuar ne ekip. "Ne partine te cilen synoj te drejtoj, kryetari duhet te jete vetem krye perfaqesuesi i mendimit te perbashket dhe njekohesisht krye pergjegjesi per zbatimin e vendimit te perbashket", u shpreh Lakori. Ndersa kryesocialisti ne detyre, Edi Rama, gjate fjales se tij shprehu vendosmerine per hapjen e kutive te votimit, nga ku, sic tha ai, mbahet peng e verteta e 28 Qershorit. "Nese falin manipulimin e ketij procesi ne i japin shansin Berishes, Metes e Nanos ta kthejne Shqiperine ne nje skene te mbyllur, duke rrezikuar ne nje te ardhme edhe fatet e opozites e cila mund te shitet te qeveria", u shpreh Rama. Takimet e perbashketa per te kerkuar voten e socialistet per te marre ne dore drejtimin e selise roze, qe do te zhvillohet sipas parimit "Nje anetar, nje vote", do te vijoje ne te gjithe Shqiperine, deri diten e zgjedhjeve, me 26 shtator. Sot do te jene pushim, nderkohe qe neser, Rama e Lakrori, priten te jene perballe socialisteve te Durresit.
Lakrori: "Me mua ndahemi nga kulti i individit"
Kandidati per postin e kryetarit te Partise Socialiste, Maqo Lakrori, tha gjate takimit te djeshem se ishte para socialisteve te Elbasanit si kandidat per postin e kryetarit te PS per te propozuar nje parti te forte ku vendimet te merren ne menyre kolegjiale dhe zbatimi i tyre te realizohet duke punuar ne ekip. "Ne partine te cilen synon te drejtoj, kryetari duhet te jete vetem krye perfaqesuesi i mendimit te perbashket dhe njekohesisht krye pergjegjesi per zbatimin e vendimit te perbashket", u shpreh Lakori. Sipas tij, nese votohet platforma e tij, do te vendoset ndarja perfundimtare nga kulti i individit ne politike.
Rama: "Duhet zbardhur krimi elektoral"
Kryetari socialist ne detyre, Edi Rama, i cili kerkon nje mandat te dyte, shprehu dje vendosmerine per hapjen e kutive te votimit, nga ku, sic tha ai, mbahet peng e verteta e 28 Qershorit. "Nese falin manipulimin e ketij procesi ne i japin shansin Berishes, Metes e Nanos ta kthejne Shqiperine ne nje skene te mbyllur, duke rrezikuar ne nje te ardhme edhe fatet e opozites e cila mund te shitet te qeveria", u shpreh Rama. Sipas tij, socialistet shqiptare kane detyrimin ta denoncojne maskaraden zgjedhore dhe krimin elektoral te 28 qershorit i cili lindi nje kuvend qe ka legjitimitet te cunguar. Ai tha se beson fuqishem ne nje alternative tjeter, nga ajo e pushtetit aktual.