E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis levizja "Blushi" ne PS: Bojkoti na dobeson

Denis Dedej

Anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Ben Blushi, lajmeroi diten e djeshme nisjen e nje aksioni politik per reformimin dhe ndryshimin e partise, per te bere te mundur ardhjen ne pushtet. Gjate nje komunikimit me mediat, ne ambientet e nje lokali te njohur te kryeqytetit, dje ne mesdite, deputeti socialist beri te ditur iniciativen e tij te re, takimin dhe bazen dhe njohjen e tyre me qendrimin e shprehur kunder bojkotit. Sipas zyrtarit te larte socialist, bojkoti i parlamentit nga Partia Socialiste do te demtoje edhe me shume kete te fundit. I pyetur per opsionin e protestave, Blushi theksoi se mund te jesh ne Parlament dhe njekohesisht mund te besh protesta per arsye, per ide te caktuara, per te perfaqesuar ata shqiptare qe mendojne se ka ardhur koha per te protestuar. Ai u shpreh se arsyeja per protesta opozita ka gjithmone, por kjo s'do te thote qe te dale jashte Parlamentit.

Zoti Rama ka zhvilluar mbledhjen e qarqeve ku munguat ju dhe Harasani, apo edhe Islami. Nuk kishit njoftim apo nuk shkuat?

Une nuk do te merrem me detaje. Sigurisht gjithe procesi politik, brenda Partise Socialiste, eshte i deformuar, eshte me shkelje te renda procedurale dhe ne kundershtim me frymen e kolegjialitetit, brenda forumeve. Kjo eshte nje arsye me shume, qe na jep te drejte te flasim dhe te shprehemi kunder bojkotit, si nje levizje politike e paqarte, e pastrukturuar, pa objektiva te percaktuara, kunder bojkotit si nje proces, ne fund te se cilit Partia Socialiste do te jete me e dobet se sa ka dale nga zgjedhjet. Do te vazhdojme te jemi kunder bojkotit, duke u konsultuar padyshim me te gjithe ata qe kane te njejten pikepamje me ne. Besoj dhe shpresoj qe do te rritet mbeshtetja per te gjithe ata qe kerkojne qe Partia Socialiste te hyje ne Parlament, qe te kthehet aty ka vendin, te zere vendin e vet ne parlament, pasi cdo pozicion tjeter, i papercaktuar ne kohe dhe objektiva, shkon vetem ne favor te qeverise. Sot jam me i bindur se kurre se, nese PS nuk eshte ne Kuvend, qeveria eshte cdo dite me e forte. I japim mundesine qeverise qe te miratoje ligjet qe do apo deformime te caktuara ne sistem, ne legjislacion, duke mos qene ne Parlament. Shqiperia dhe shqiptaret qe kane votuar me 28 qershor, presin qe opozita te jete ne fushen e betejes dhe nuk ka fushe beteje jashte Kuvendit te Shqiperise. Te nxjerresh opoziten jashte Parlamentit, eshte njesoj si te cosh nje luftetar pa shpate ne beteje. Kjo po ndodh sot me Partine Socialiste. Edi Rama po i heq mundesine per te qene ne beteje, qe i dergon luftetaret e vet pa arme ne fushen e betejes.

Zoti Rama ka lene nje opsion tjeter, qe eshte nisja e protestave, pas testimit qe do te behet ne fakt me bazen. Si e gjykoni?

Une besoj qe protestat dhe Parlamenti nuk jane dy gjera qe kundershtojne njera-tjetren. Mund te jesh ne Parlament dhe njekohesisht mund te besh protesta per arsye, per ide te caktuara, per te perfaqesuar ata shqiptare qe mendojne se ka ardhur koha per te protestuar. Arsyeja per protesta opozita ka gjithmone, por kjo s'do te thote qe te dalesh jashte Parlamentit. Te dyja bashke jane pjese te nje aksioni politik, dinjitoz, te cilin opozita nuk mund ta neglizhoje.

Mendoni qe zoti Rama pervec bojkotit te Parlamentit, kerkon bojkot edhe ndaj zerave ndryshe, sic jeni ju apo zoti Harasani?

Sigurisht qe ka nje klime jo te mire brenda Partise Socialiste, nje klime e cila rrezikon ta coje nje pjese te udheheqjes se Partise Socialiste ne vendime naive, apo hakmarrese. Natyrisht qe une jam i qete dhe pres qe te qetesohen brenda Partise Socialiste, te gjithe ata qe mendojne qe sot nuk eshte dita per te luftuar Sali Berishen, por eshte dita per te luftuar ata qe mendojne ndryshe, brenda partise. Ketu ndahemi. Une jam votuar, te gjithe ne jemi votuar per te shkuar ne Parlament dhe per te vazhduar betejen tone si opozitare dhe nuk jam votuar per te bere nje beteje te paskrupullt brenda Partise Socialiste. Nese dikush ka hequr dore nga beteja me Sali Berishen, per te zgjedhur disa armiq brenda Partise Socialiste, kjo nuk e con asgjekund, perkundrazi dobeson ata vete dhe vete Partine Socialiste.

Eshte e vertete qe do te keni takim me mbeshtetes te Partise Socialiste?

Eshte e vertete. Ne jemi percaktuar per momentin qe flasim, kunder bojkotit. Kunder bojkotit si nje iniciative e papjekur politike, si nje iniciative me mbeshtetje personale dhe me interesa personale, te cilat nuk i sherbejne forcimit te opozites. Sigurisht kemi lene proces per shkak te deformimeve te Kongresit te fundit dhe nevojen per t'u konsultuar me anetaresine e Partise Socialiste, per disa ndryshime ne statut. Pra, per nje reforme brenda Partise Socialiste. Ka shume arsye per t'u konsultuar me socialiste, te cilet mendojne si ne. Kjo gje do te provohet ne proces, pasi jam i bindur se numri i atyre qe mendojne se nuk ka arsye qe Partia Socialiste te dale nga Parlamenti dhe ka shume me shume arsye qe Partia Socialiste te reformohet dhe te ndryshoje per te ardhur ne pushtet, do te shtohet.

Nuk eshte kjo ne fakt nje anti-fushate ndaj fushates qe Rama do te nise sot(dje), per kreun e Partise Socialiste?

Absolutisht, Edi Rama shkon si kandidat ne bazen e Partise Socialiste, si nje kandidat pa platforme. Ndersa ne kemi nje platforme e cila synon te reformoje Partine Socialiste, te bashkoje te majten dhe te fuse opoziten ne institucione. Pra, ne po konsultojme nje platforme, Edi Rama konsulton nje ambicie. Ai konsulton nje ambicie, ambicien e vet per te mbajtur me cdo kusht kreun e Partise Socialiste. Ne do te vazhdojme te konsultojne idete tona dhe sigurisht qe lufta e njeriut me idene eshte gjithmone ne favor te idese. Ideja fiton mbi njeriun, kjo eshte e lashte sa bota dhe ka per te ndodhur edhe kete radhe.

Ne fund i konsultuat, moret mbeshtetje dhe cfare ndodh pas kesaj? Ku provohet kjo, ne Kongres...?!

Sigurisht qe do te kete nje dite kur idete dhe njerezit do te ballafaqohen brenda Partise Socialiste. Sepse Partia Socialiste nuk mund te iki dhe t'i largohet detyrimit qe ka, per te te ballafaquar probleme dhe ceshtje te veta, edhe te kunderta apo te ndryshme, ne forumet e saj. Sigurisht qe forumet nuk do te zhbehen brenda Partise Socialiste, aty do te kete ballafaqim te vazhdueshem idesh, derisa Partia Socialiste te vije ne shinat, ne te cilat, vota e 28 qershorit ia ka percaktuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›