E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi me romanin e tretë, ja “SHqipëria” në sytë e politikanit

Për këtë roman, autori ka punuar 2 vjet dhe, siç thotë ai, iu desh 1 vit për ta përmbledhur edhe pse mbetet një botim voluminoz. Për Ben Blushin, ky është libri i tij i 3-të i pritur po më të njëtin interes si te parët. Autori nuk e quan "Shqipërinë" as një libër historik dhe as politik por thjeshtë artistik. Lexuesit nuk mund të presin as më shumë e as më pak se një libër, as njerëz të mbitatyrshëm por me rrëfime te personazheve që tregojnë një copëz historie shqiptare. Sipas Blushit ky roman është i ndarë në dy kate, në katin e parë që jetojnë njerëzit dhe në të dytin Zoti, vetëm se shqiptarët lëvizin nga një kat në tjetrin.
Për oponencën kishte menduar shkrimatrja e njohur Diana Çuli e cila e vlërëson si një tjetër libër të suksesshëm të penës së Blushit, që sipas saj kthen lexuesin tek letërsia vërtetë shqiptare.
Të ftuar në këtë promovim ishin personalite të politikës, studiues personazhe të artit e kulturës. Blushi numëron disa botime të mirpritura, romanin "Të jetosh në ishull", Botimin "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romanin e tij të tretë "Shqipëria" që autori ia dedikon prindërve të tij të cilët jetuan në një vend që e dëshën , por që nuk i deshi.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›