E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, fëmija 1 vjeçar mbytet në kovën me ujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Një fëmijë 1 vjec është mbytur aksidentalisht në një kovë me ujë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës të qytetit bregdetar, ndërsa mësohet se fëmija e seksit femër është gjetur e mbytur nga prindërit.

Mendohet se gjatë natës, teksa prindërit flinin vajza e vogël është ngritur nga gjumi dhe ka shkaur në tualet, ku ka rënë brenda kovës më ujë.
Ndërkohë pollicia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›