E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi replike me Xhafen. Fino propozon zgjidhje

Debatet ne grup

Nuk kane munguar debatet ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Burime prane saj bene te ditur se diskutimi per qendrimin qe duhet mbajtur mbi votimin e Gjykates Administrative ka sjelle edhe disa replika pjese e te cilave jane bere edhe dy deputetet Ben Blushi dhe Arben Malaj. Diskutimi dhe opinionet e deputetit Fatmir Xhafaj per kete ceshtje si ne kryesi ashtu edhe ne grup kane sjelle nje ballafaqim me Blushin. Ky draft edhe ne kohen e diskutimit te tij ka pasur kundershtime edhe brenda PD-se. Une mendoj qe te kerkohet kalimi i tij ne komision dhe ne aty te paraqesim mendimet tona eshte shprehur Xhafaj. Pergjigjja e Blushit i eshte referuar kerkeses se SHBA e cila sipas tij nuk duhet te perdoret per pragmatizem nga PS. Ne duhet te miratojme kete draft per me shume qe eshte nje nisme e mbeshtetur nga SHBA. Sa here qe kemi kauzat tona kerkojme mbeshtetje dhe nuk eshte e udhes qe sot te dalim kunder tha Blushi. Ne te njejten fryme eshte shprehur edhe deputeti tjeter Arben Malaj cka nenkupton ne vetvete se qendrimi per Gjykaten Administrative ka provokuar opinione te vlefshme si ne rastin e ligjit per SHISH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›