E Diel, 1 Nëntor 2026

Dukatasit paralajmerojne sulm ndaj bazes se Pashalimanit

Protesta per pronen edhe me bojkotim te shkollave

Banoret e Dukatit dhe Orikumit kane paralajmeruar nje sulm ndaj postbllokut ushtarak te bazes se Pashalimanit ne Karaburun.

Banore te qytetit te Orikumit dhe te fshatit Dukat jane mbledhur dje para Bashkise se Orikumit dhe kane protestuar per ceshtjen e pronave nje proteste e cila sipas organizatoreve do te zgjase tri dite. Dje protestuesit qendruan disa minuta para bashkise por sot pritet qe aksioni i tyre te zhvendoset drejt bazes ushtarake te Pashalimanit ne Karaburun ku do te tentohet hapja e postbllokut qe ndalon kalimin e njerezve ne gadishull.

Dje protestuesit kerkuan nje takim me kryetarin e Bashkise se Orikumit Kanan Braho. Por nga ana e Brahos nje kerkese e tille nuk eshte pranuar dhe ka kerkuar qe nje perfaqesi nga Kuvendi i Dukatit ta zhvilloje takimin ne ambientet e bashkise gje qe nuk eshte pranuar nga protestuesit.

Protestuesit pretendojne se kreu i bashkise u premtoi zgjidhjen e ceshtjes se prones dhe se tani nuk po e mban premtimin. Ata gjithashtu theksuan se nese kryetari i bashkise nuk jep nje pergjigje do te kerkojne doreheqjen e tij.

Me ane te kesaj proteste banoret e Orikumit kerkojne zgjidhje te ceshtjes se pronave sipas ligjit 7501 ndersa ata te Dukatit kerkojne ne menyre te prere njohjen e pronesise per tokat ne Gadishullin e Karaburunit dhe ne zonen e Llogorase si dhe heqjen e postbllokut ushtarak ne afersi te Pashalimanit. Banoret gjithashtu deklaruan per protesta te tjera duke bllokuar rrugen kryesore deri ne zgjidhjen e ceshtjes.

I menjehershem ka qene dhe reagimi i kreut te Bashkise se Orikumit Kanan Braho i cili tha se ne Kuvendin e Dukatit perpara nje muaji banoreve te ketij fshati u ka premtuar zgjidhje te ketij problemi ne menyre institucionale.

Nuk e kuptoj reagimin e banoreve te Dukatit. Une kam komunikuar me Keshillin e Ministrave me ZRPP si dhe me nje sere institucionesh te tjera dhe jemi ne pritje te pergjigjes ndersa nga ana tjeter banoret e Dukatit protestojne. Qellimi kryesor i ketyre protestave eshte politik pasi une jam per zgjidhje ligjore te ceshtjes se pronave tha Braho.

Kryetari i bashkise ka folur dhe per nje njoftim te shperndare ne lidhje me bojkotimin e mesimit nga ana e femijeve te personave te cilet jane pjese e ketij organizimi dhe sipas tij kjo eshte e palejueshme.

Protesta e djeshme u mbikeqyr nga forca te shumta policore dhe u shpernda paqesisht. Sot protestuesit kane lajmeruar se do te hapin postbllokun e bazes ushtarake te Pashalimanit nje veprim ky qe pritet te hase rezistence te forte nga strukturat shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›