E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi sjell Shqipërinë e Lek Dukagjinit, Enverit dhe Mehmetit

Vetëm në Shqipëri një njeri mund të mendonte se mund të zëvendësonte Zotin, se mund të bëhej krijues, të rrafshonte të gjitha dallimet, ti bënte të gjithë të barabartë kokëqethur, ku gratë të mos dalloheshin nga burrat. Vetëm në Shqipëri mund të krijohej njeriu i ri. Vetëm në Shqipëri… Po pse vetëm në Shqipëri?! Ndoshta kjo ishte pyetja që e shtyu Ben Blushin të shihte brenda vetes dhe tej përtej bashkëkombësve të vet, për të zbuluar misterin dhe… të shkruante një tjetër roman të titulluar thjesht Shqipëria. Dje, në ambientet e Sheraton, në praninë e një numri të madh të ftuarish, shkrimtari dhe politikani Ben Blushi promovoi librin e tij më të ri, nën logon e botimeve Mapo. Dukej sikur e gjithë selia rozë kishte zbarkuar në Sheraton me në krye kryetarin e saj, Edi Rama. Shumë pak të djathtë, ndërsa nuk mbeti pa rënë në sy edhe prania e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Sigurisht nuk mund të mungonin në këtë ngjarje analistë e gazetarë, por edhe shumë të njohur të Blushit. Pas një mirëseardhjeje të botuesit Henri Çili, i cili do të vlerësonte penën e Blushit, vlerësimeve të shkrimtares Diana Çuli, vetë Blushi ndau me të pranishmit ndjesinë e çlirimit pas daljes së librit në qarkullim. Por, në një farë mënyre ishte edhe një lloj parathënieje e munguar e librit, ku ai shpjegon se përse i lindi nevoja për ta shkruar këtë roman, i cili ende pa u lexuar po bën që njerëzit të flasin për të. Ky

Blushi e Meta dje gjatë promovimit

libër nuk i jep askujt asnjë këshillë. Ai është një lexim për të tjerët dhe një kalim për mua. Shqipëria është një përpjekje për të njohur veten dhe të ngjashmit e mi, me të cilët ndaj të njëjtin vend, që quhet Shqipëri, tha Blushi, i cili gjithashtu nxiton të sqarojë se nuk bëhet fjalë për një libër historik. Më tej, një gotë dhe shumë autografe, të cilat Blushi nuk preferoi ti jepte siç ndodh rëndom, ulur në tavolinë e me radha të gjata, por bashkë me një shtrëngim duarsh me miqtë, të hidhte dhe një firmë në romanin e tij të tretë. Pas Të jetosh në ishull dhe Otello, arapi i Vlorës, të kthyera në fenomene letrare, por dhe shitjesh, Shqipëria vjen në të njëjtën hulli metaforike e simbolike, por ndoshta edhe më fuqishëm se më parë. Nëse në librat e parë luajti me emra si Komnenët apo Ali Pashën, apo me heronjtë tragjikë shekspirianë, Otello e Desdemona, në këtë roman ai luan jo vetëm me emrin e hartuesit të Kanunit, Lek Dukagjinit, por edhe me emra personazhesh, si Enveri, Mehmeti, tek të cilët ndonëse të zhvendosur në një kontekst tërësisht fiksional, lexuesi mund të lexojë e shquajë tipare të njohura. Në atë ishull-shtet, të krijuar nga Lek Dukagjini që nuk kishte prona, nuk kishte para, nuk kishte familje, nuk kishte dashuri, prandaj nuk kishte vrasje, vjedhje, varfëri, tradhti dhe mërzi, lexuesi shquan Shqipërinë totalitare, ëndrrën komuniste të barazisë dhe të lugës së florinjtë, të rrafshimit të vlerave, të transformimit të njerëzve robotë e të bindur, të burrërimit të grave, të servilizmit… Por jo vetëm të

Edi Rama dje gjatë promovimit të librit

socializmit, por edhe litarin që i varuri la pas në sistemin e ngritur, me shpresën që të ishte i ri, por në xhaketa të vjetra. Jo më kot libri i Blushit, që në daljen e tij është quajtur një befasi letrare. Por, më së shumti karakteristikë e librave të Blushit është provokimi. Një libër i tij nuk mund të shijohet thjesht dhe vetëm estetikisht. Ai të trondit me guximin për të thyer të gjitha limitet kohore e historike. Ai i merr mesjetarët e i vendos në ca ishuj imagjinarë të pakohë, ngre diktatorë nga varret dhe i kthen fëmijë, të tjerë i bën kuzhinierë dhe përmes fijesh artistike shpalos tema tronditëse, të cilat lënë shenja të pashlyeshme, që ndryshojnë histori, siç mund të jetë asimilimi, ndryshimi i feve, konformizmi, racizmi apo diktatura. Tema, të cilat gjithnjë kanë hapur debat të gjerë. Dhe as këtë herë, me shumë gjasë debati nuk do të mungojë.

Henri Çili: Blushi na ktheu shijen e të lexuarit
Ben Blushi është një shkrimtar shumë i mirë, është një shkrimtar mjaft i preferuar dhe mjaft i suksesshëm në treg dhe, përveç kësaj, është një mik i mirë prej kohëve të vjetra, u shpreh në ceremoninë e prezantimit të librit Shqipëria, botuesi Henri Çili. Pas dy botimeve të para me shtëpinë botuese Toena, tashmë Mapo do të jetë shtëpia botuese e këtij shkrimtari. Ben Blushi ka krijuar një risi, një surprizë në dekadën e re në botën kulturore dhe letrare në Shqipëri, sepse ka rikthyer një lloj shijeje të të lexuarit të letërsisë, e cila dukej fort e tronditur në këta 20 vjet për shumë arsye. Për arsye të çstrukturimit të shoqërisë shqiptare, për arsye të ndërrimit të kodeve kulturore, për arsye të shumëfishimit të mjeteve të komunikimit dhe për arsyen e madhe, për të cilën gjithë botën e zhvilluar, letërsia është në një lloj lufte me lexuesin, sepse njerëzit kanë sot më shumë mënyra për tu argëtuar. Në një prani rekord në të gjitha libraritë, të gjitha mediat, në një debat të shumëfishtë, në një diskutueshmëri, e cila fillon që nga simbolika e tij letrare, simbolika shoqërore e sociale apo politike e veprës së tij, Ben Blushi ia ka arritur të kthehet në shkrimtarin korrent më të shitur të letërsisë shqiptare. Ambiciet tona janë për më shumë, tha Çili.

Diana Çuli: Shqipëria, një befasi letrare
Një befasi letrare e ka quajtur Diana Çuli librin e ri të Ben Blushit. Kur ta lexoni, do të shikoni se metafora është krijimi i një Shqipërie utopike ishullore, ku njerëzit, personazhet të kujtojnë emra realë, por gjithmonë mbeten personazhe letrare. Është befasi letrare, sepse në të ndërthuret në mënyrë krijuese dhe të papërsëritshme koncepti i shoqërisë utopike me atë të domosdoshmërisë së ekzistencës së Zotit dhe debatit rreth tij. Rreth përpjekjes së pandërprerë të njeriut për ti ngjarë kësaj shëmbëlltyre dhe për ta zëvendësuar atë. Deri këtu jemi ende në përmasat universale që letërsia i përdor shpesh dhe që Ben Blushi i ndërton me mjeshtëri mjaft të rrallë. Më pas, universaliteti zbret në gjëra lokale, ku lexuesi dashur pa dashur kërkon veten e tij, tha Çuli. Kjo befasi letrare është një pikëpyetje e madhe jona për rrënjët, për origjinën, për kombin, për pse-të, për të shkuarën për të ardhmen, por nuk është histori, nuk ka kurrfarë lidhjeje me historinë për këdo që do ta debatonte në argumente të kësaj natyre. Ka lidhje me krijimin e pastër letrar që trajton tema ekzistenciale, si: dashuria, jeta, vdekja, familja, hapi personal dhe varësia e tyre ndaj sistemeve të ndryshme politike nga individët dhe nga fati i përbashkët.

Shqipëria, për të njohur veten dhe të tjerët
Shumë njerëz më pyesin pse ky libër quhet Shqipëria. Unë mund të them atë që di. Ky është një libër për shqiptarët dhe duke qenë një prej tyre, unë dua ti shpjegoj dhe ti kuptoj. Të kuptosh shqiptarët, të shpjegosh mënyrën se si janë sjellë përgjatë kohës me veten, me njëri-tjetrin, me të tjerët, me tokën dhe me Zotin, besoj se është një argëtim, në kuptimin artistik të fjalës, ësht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›