Deputetët PD-Topit: Propozime sipas Kushtetutës, që të pranohen
TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike me anë të një deklarate publike i kërkojnë Presidentit Bamir Topi, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Duke u nisur nga rasti i fundit, kur dekreti i Presidentit për kreun e KLSH, mori vetëm 1 votë, deputetët e PD, shprehen se “Dje, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë. Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës”.
Shkak për këtë sipas tyre ishte fakti se ky propozim “ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
(m.a/BalkanWeb)