Blushi, thirrje Ramës: Prano humbjen e zgjedhjeve
Mungesa e një programi politik e la Partinë Socialiste sërish në opozitë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po përpiqet të fshehë humbjen. Filozofia e tij ka dështuar dhe për këtë nuk mund të akuzohen komisionerët. Kështu është shprehur gjatë një interviste për të përditshmen “Panorama” anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi.
Është hera e parë që pas zgjedhjeve parlamentare të 28 – qershorit që një eksponent i lartë i selisë rozë, pranon humbjen dhe për këtë bën përgjegjës pikërisht kryetarin e kësaj partie Edi Rama, i cili garoi në këto zgjedhje pa një program të mirëfilltë qeverisës. Blushi thotë se Edi Rama duhet të pranojë humbjen dhe t`u shpjegojë socialistëve, se cila ishte arsyeja që nuk e solli në pushtet, partinë më të madhe opozitare në vend.
Ai shton se çdo përpjekje për ta nxjerrë opozitën jashtë parlamentit do të ishtë një vetëvrasje për PS – në, e cila nuk mund të kthehet në pushtet duke imituar PD – në dhe Sali Berishën e vitit 2000. Blushi në intervistën dhënë kryeredaktorit të gazetës Panorama, Robert Rakipllarit, thotë se i kam kërkuar Edi Ramës të pranojë humbjen dhe pres që kjo të kryehet me dinjitet, pasi tani nuk bëhet fjalë për karrierën e secilit prej nesh, por për fatin e opozitës, e cila duhet të konsiderohet si garant i lirisë në çdo vend demokratik. Prandaj opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine.