E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, epidemi e gripit të derrave në gusht

Italia mund të përjetojë një shpërthim të epidemisë së gripit të derrave brenda muajit gusht. Ministria italiane e Shëndetsisë ka ndërmarrë masa shtesë për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë vendit, sidomos drejt Britanisë së Madhe, e cila shënon dhe numrin më të madh të të infektuarve me virusin A H1N1. Të dhënat e publikuara flasin për 258 persona të prekur në Itali. Mungesa e politikave të vaksinimit, të cilat i mungojnë qeverisë, mendohet se do të jenë faktori kryesor që do të çojë në shpërthimin e kësaj sëmundjeje. Autoritetet shëndetësore thonë se virusi mund të prekë rreth 13 milionë persona. Edhe pse autoritetet po analizojnë çdo person që hyn e del nga vendi, sërish situata paraqitet alarmante. Në BE, konfirmohen 15.700 raste të infektimit, 10 mijë i përkasin Britanisë së Madhe. Skenari më i keq për këtë vend është që deri në muajin gusht në vend do të shënohen 100 mijë raste infektimi çdo ditë, në një kohë që numri i viktimave mund të shkojë nga 3000 deri 75.000. Në nivel global numri i personave të prekur arrin në 95,000. Ai i viktimave në 429.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›