E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blute e kryeqytetit luajne ndeshjen e fundit ne Evrope

Dinamo kerkon te permbyse rezultatin e ndeshjes se pare kunder Modrices edhe pse e sheh veten ne nje disavantazh te thelle prej dy golash dhe ajo qe eshte me e keqe, keta dy gola jane pesuar ne "Qemal Stafa". Takimi i dyte qe do te luhet sot, ne oren 20:00 ne Bosnje-Hercegovine, mund te jete ndeshja e fundit e Dinamos ne kete sezon, ne Kupat e Evropes. Situata ne kampin blu nuk eshte nder me te mirat, pasi ne vetem pak jave, kryeqytetasit kane nderruar dy trajnere. Ilir Daja, tekniku qe i shpalli kampion blute, ia la vendin argjentinasit Marselo Zuleta, i cili ishte mbase investimi me i keq ne historine e futbollit shqiptar per sa u perket trajnereve. Menjehere pas humbjes 2-0, ne Tirane, presidenti Besnik Sulaj vendosi ta shkarkoje Zuleten dhe ne vend te tij eshte caktuar Zllatko Dalic, i cili do ta marre drejtimin e Dinamos menjehere pas perfundimit te aventures evropiane, aventure e cila praktikisht do te mbyllet sot. Kjo sepse humbja e arketuar ne Tirane eshte shume e veshtire per t'u permbysur, edhe pse disa elemente te kampit blu jane shprehur me nota pozitive.

Formacioni

Ende nuk dihet se cili do te jete formacioni fillestar i bluve ne kete ndeshje, sepse ai ka pesuar shume ndryshime nga perballja e pare. Eshte e sigurt se te Dinamo nuk do te kete asnje lojtar argjentinas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›