E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo nuk shkon ne Pekin

Pasi drejtuesit e Real Madridit kane bere te ditur se futbollisti i tyre, Robinjo, vuan nga lendimi i muskujve, Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur qe te heq dore nga sherbimet e ketij futbollisti per Lojerat Olimpike ne Pekin. Nje gje te tille ata e kane bere pa deshire dhe me nje kritike te qarte ndaj veprimit te "klubit mbreteror". "Ajo qe beri Reali eshte nje mosrespektim i Kombetares braziliane, tifozeve te saj dhe vete Lojerave Olimpike", thuhet ne kumtesen e federates braziliane. "Se Robinjo do te jete ne perberjen e skuadres olimpike per Pekin eshte ditur qe nga 7 maji. Megjithate, madrilenet duke qene te brengosur se ai mund te lendohet serish e ftuan ate dy jave me vone, vetem nje dite para se Robinjo te grumbullohet me ne ne Singapor. Ky nuk eshte nje veprim korrekt i tyre!", ka theksuar perzgjedhesi brazilian Dunga, i cili ne vend te Robinjos ka qene i detyruar te ftoje 21-vjecarin e Kruizeros, Ramires. Nderkohe, vete futbollisti i Realit eshte shprehur i zhgenjyer qe nuk do te marre pjese ne Olimpiade. "Per fatin tim te keq, nuk do te mund te jem ne Pekin me Brazilin. Ne klubin tim kane vendosur keshtu dhe une duhet ta respektoje vendimin e tyre", ka thene Robinjo. Nderkohe, menaxheri i Robinjos, Uagner Riberio, ka theksuar se vetem nje here e ka pare aq te pikelluar klientin e tij. "Robinjo eshte gjithmone njeri i lumtur dhe i buzeqeshur. Kaq i pikelluar si kete here ka qene vetem kur para kater vjetesh ia rrembyen nenen". Nderkohe zyrtaret e Realit thone se seriozitetin e lendimit te Robinjos e kane mesuar vetem pas kontrollimit rutinor ne Madrid, pas kthimit nga pushimi. Nderkohe sipas informacioneve qe vijne nga Spanja, Didie Drogba e shikon veten te Barcelona. Tashme eshte e sigurt se klubin katalanas do ta braktis sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, pasi trajneri i ri Josep Guardiola nuk llogarite ne te, prandaj drejtuesit e klubit jane vene ne levizje per te gjetur nje zevendesim adekuat per sulmuesin kamerunas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›