E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa dhe Turi, sot skena e dyluftimit

Pritet te shfaqet sot skena e dyluftimit mes Turit te "Produkt 28" dhe Vesa Lumes. Sidoqofte, nuk e kemi fjalen per nje lufte te vertete mes dy kengetareve, por per nje skene te improvizuar gjate realizimit te videoklipit te kenges "Ti me thuaj eja". Skenat e klipit jane xhiruar ne Dajt, nderkohe qe Vesa dhe Turi shfaqen si nje cift, qe ftesen per t'iu afruar njeri-tjetrit e shprehin permes nje dyluftimi me arme (natyrisht jo reale). Pjese e kesaj beteje behen edhe persona te tjere te perfshire ne kete videoklip, te cilet jane pjese e dy kampeve te perfaqesuar nga Vesa dhe Turi. Eshte ky bashkepunimi i pare i kengetares kosovare me anetarin e grupit "Produkt 28", ne nje krijim te realizuar nga ky grup. Behet fjale per nje kenge, qe do te vije ne menyre shume origjinale dhe te vecante, duke synuar te kthehet ne nje hit veror. E ndersa Turi momentalisht ndodhet ne Prage, per nje trajnim, duket se Vesa gjate kesaj jave do te jete ne Shqiperi, per te shijuar frytet e ketij bashkepunimi. Pas kenges se Albanit, ne bashkepunim me Orinda Huten, ishte radha e Turit te shfaqej ne nje duet me nje femer. Nderkohe, duket se edhe anetari tjeter i grupit, Fabi, shume shpejt do te sjelle nje surprize te ngjashme. Megjithate, per ta zbuluar kemi ende kohe. Nga ana tjeter, keto bashkepunime te djemve te grupit me kengetare femra, na bejne te besojme se tashme "Produkt 28" ka ndryshuar strategji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›