Boshkovski kërkon votat e shqiptarëve për president të Maqedonisë
SHKUP-Ish-Ministri i Brendshëm maqedonas Lube Boshkovski paralajmëroi sërish kandidaturën e tij për president të vendit në zgjedhjet e ardhshme.
Ish-ministri maqedonas e shpalosi kandidaturën e tij në intervistën për javoren “Fokus”. Sipas tij, në takimet me qytetarët ai ka marrë miratimin që të kandidohet për postin e presidentit të vendit.
Boshkovski tha se shpreson që të përfitojë edhe votat e shqiptarëve, edhe pse sic dihet ai ka qenë një nga të akuzuarit kryesor për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në Luboten të Shkupit. Gjithsesi Haga e shpalli të pafajshëm Boshkovskin.
Lidhur me praninë e BDI-së në skenën politike, Boshkovski deklaroi se kjo parti njerëzit e së cilës më parë i ka quajtur “kryengritës”, tani sic nënvizon ai janë realitet dhe faktor politik në Maqedoni.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni do të zhvillohen më 15 mars të vitit të ardhshëm.
(d.b/INA/BalkanWeb)