Tenton të fusë drogë në burg, arrestohet 22-vjeçari
Ridvan Gjonaj, 22 vjeç nga Laçi, ka shkuar dje rreth orës 15:00 për vizitë tek i vëllai, i cili vuante dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Bashkë me ushqimet, 22-vjeçari ka fshehur edhe një sasi droge në një bombol të vogël gazi.
Gjatë kontrollit të ushtruar, atij iu gjend dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një lende e lëngshme e vendosur në një bombol gazi, e cila dyshohet të jetë narkotike. Kontrolli i policisë u bë gjatë momentit që Ridvan Gjonaj do të takonte vëllain e tij në burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë me akuzën “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.