E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Laprakë, përplaset për vdekje një 37-vjeçar

Shtetasi Fatos Reçi është përplasur nga automjeti, teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Viktima është nisur menjëherë për në drejtim të Spitalit Ushtarak, por pa arritur t’i shpëtojë dot vdekjes.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 37-vjeçari po tentonte të kalonte rrugën kur u përplas me makinën, duke marrë plagë në kokë dhe në pjesët e brendshme të trupit.

Drejtuesi i mjetit, Agim Vojka është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›