E Diel, 1 Nëntor 2026

Boateng zgjon Milanin, Udineze merr komandën

Friulanët kryesojnë të vetëm renditjen e Serie A pas javës së shtatë, ngjiten Milani dhe Interi

Një përmbysje e pabesueshme e rezultatit ndaj Leçes i jep tri pikët Milanit në javën e tetë të Serisë A. Kuqezinjtë fitojnë 3-4 pasi mbyllën pjesën e parë në disavantazhin 3-0 në transfertë falë një tregolëshi të Kevin Princ Boateng dhe golit të Mario Jepes. Xhakomaci, Odo (me 11-metërsh) dhe Grosmyler shënuan të parët për verdhekuqtë, por futja në pjesën e dytë e mesfushorit ganez, që zëvendësoi Robinjon, ndërroi tërësisht ndeshjen e Milanit. Boateng shënoi 3 gola në minutat 49’, 55’ dhe 63’ duke barazuar rezultatin. Në minutën e 83-të vjen goli i fitores për kuqezinjtë i shënuar nga mbrojtësi Mario Jepes pas një krosimi të Kasanos. Milani me këtë triumf arrin kuotën e 11 pikëve në renditjen e Serisë A. Udineze ka marrë e vetem kryesimin e Serisë A, pas së pastër, 3-0 përballë Novarës. Golat për friulianët, që e shohin veten në kuotën e 15 pikëve, 2 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, u shënuan nga Di Natale, 33’, 50’ dhe Domizi në të 77-ën. Ndërkohë, në “San Siro”, Interi ka arritur fitoren e parë para publikut të vet këtë sezon me rezultat minimal 1-0 ndaj Kievos. Interi tregoi shenja jete në këtë takim, pasi e dominoi në tërësi atë, me Zhulio Sesar që ishte në rolin e spektatorit. Uesli Shnajder ishte vendimtar kur harkoi saktë te Tiago Mota që me kokë realizoi golin e fitores së parë të Interit në shtëpi. Këto pikë i ngjisin zikaltërit në kuotën e 7 pikëve. Po 1-0 ka fituar edhe Roma në “Olimpico” përballë Palermos. Goli për verdhekuqtë që ngjiten në 11 pikë, u shënua nga Erik Lamela në minutën e 8-të takimit. Në ndeshjet e tjera, Napoli nuk shkoi dot më shumë se një barazim në transfertë përballë Kaljarit, Siena mposhti Çezenën 2-0, ndërsa Atalanta merr një tjetër fitore, këtë herë në transfertë përballë Parmës.

Serie A

Të shtunën

Fiorentina – Katania 2-2

Juventus – Xhenoa 2-2

Dje

Leçe – Milan 3-4

Inter – Kievo 1-0

Udineze – Novara 3-0

Siena – Çezena 2-0

Kajliari – Napoli 0-0

Parma – Atalanta 1-2

Roma – Palermo 1-0

Bolonja – Lacio X-X

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›