E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boca Juniors s’ka para për Tevezin

Presidenti i Boca Juniorsit, Jorge Amor Ameal ka insistuar se Carlos Tevez është shumë i shtrenjtë për klubin argjentinas.

Tevez, javën e kaluar është kthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë duke zgjuar spekulime se Boca mund të paraqet ofertë për transferimin e tij nga Manchester City.

Por, Ameal ka mohuar që klubi i tij mund të sjell Tevezin, “Carlos është një figurë shumë e rëndësishme këtu. Por, nga këndvështrimi ekonomik është e pamundur. Kam biseduar me të dhe i kam dhënë përkrahje” tha Ameal për një radio lokale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›