E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, mega-ofertë për Silvan

Manchester City do të paraqet ofertë prej 30 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Milanit, Thiago Silva kanë njoftuar mediet angleze dhe ato italiane.

Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini ka vendosur reprezentuesin brazilian në krye të listës së objektivave të tij për përforcime në repartin defensiv. Silva, 27 vjeç, konsiderohet si njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Serie A pas transferimit nga Fluminense më 2009.

Në të kaluarën Silva spekulohej se kërkohej nga Barcelona derisa me Milanin ka kontratë deri në qershor 2016.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›