E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bochum ‘blindon’ Mavrajn

Edhe pse ka rënë në Bundesliga 2, VfL Bochum nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Mërgim Mavraj, edhe pse për mbrojtësin kosovar kanë shprehur interesim klube nga Bundesliga. Futbollisti kosovar ka kontratë me Bochumin edhe një vit, kështu që ai me gjasë do ta respektojë atë deri në fund. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv, Thomas Ernst.

“Për Mërgimin ka arritur vetëm një ofertë, por ajo është tretur, kështu që ne do ta mbajmë këtë mbrojtës. Çmimi të cilin duhet ta paguajnë ekipet për të ndoshta është i lartë, kështu që ne mund ta konsiderojmë Mavrajn si futbollistin e katërt të pashijshëm, pas Milos Maric, Christoph Dabrowski e Philipp Benig”, tha Ernst. 23 vjeçari, i cili luan me Bochum nga viti 2007, ku zhvilloi 44 ndeshje, sivjet ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në kampionatin gjerman të futbollit. Më parë, ish reprezentuesi U21 i Gjermanisë ishte pjesë e ekipit SV Darmstadt 98.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›